Lugina e Preshevës kërkon gjykatës apeli e polici me komandant shqiptar

Lugina e Preshevës kërkon gjykatës apeli e polici me komandant shqiptar

Lugina e Preshevës kërkon gjykatës apeli e polici me komandant shqiptarParalajmërimet për mbajtjen e një takimi mes kreut të qeverisë serbe, Ivica Daçiq dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, gjatë javës së ardhme, si dhe zhvillimet më të reja në rajon sipas Marrëveshjes së Brukselit, shqiptarët e Luginës i ka motivuar për të përgatitur një sërë kërkesash nga qeveritarët serb.

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, duke theksuar domosdoshmërinë e funksionimit të reciprocitetit të të drejtave midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës, ka deklaruar se situata në Luginë është e tensionuar dhe se tejkalimi i kësaj gjendje duhet bëhet me veprim konkret.

Musliu, në vazhdën e kërkesave të patjetërsueshme për stabilitet të gjendjes në këtë zonë, përveç plotësimit të të drejtave elementare e sheh edhe krijimin e policisë me hierarkinë shqiptare, si dhe hapjen e gjykatës së apelit në njërën nga dy komunat të Preshevës apo Bujanocit.

Rifillimi i negociatave për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, siç raporton rtk, ka nisur që pas heqjes së lapidarit të Dëshmorëve të Kombit nga qendra e Preshevës.

Ndërkohë, përkundër disa takimeve midis zyrtarëve të angazhuar të qeverisë serbe dhe përfaqësuesve të partive politike që tubojnë shqiptarët e këtushëm si dhe përfaqësuesve të OSBE në cilësinë e ndërmjetësuesve të takimeve nuk është shënuar progres.

Të gjitha takimet deritashme, siç është thënë nga palët pjesëmarrëse, kanë qenë të natyrës teknike. Ndërsa në takimin e fundit është mësuar se procesi bisedimeve, siç preferon ta quaj pala serbe e jo i dialogut siç thuhet nga pala shqiptare, mund të zgjas deri ne dy vite e gjysmë.