Lufta e (pa) autorizuar kundër ISIL

Lufta e (pa) autorizuar kundër ISIL

Lufta e (pa) autorizuar kundër ISIL“Bashkë me Francën, kemi zhvilluar 200 sulme ajrore në Irak dhe me partnerët arabë kemi kryer 43 sulme ajrore në Siri,” tha Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Ligjvënësit amerikanë, sidomos ata nga radhët e republikanëve kanë kritikuar për disa kohë reagimin e vonuar të Shtëpisë së Bardhë ndaj barbarisë dhe militantizmit fanatik në Siri dhe Irak, një luftë kjo midis vetë myslimanëve e dënuar nga e gjithë bota.

Së këndejmi prej disa ditësh forcat ajrore amerikane kanë filluar sulmet mbi pjesëtarët e forcave të ISIS-it ose Shtetit Islamik në këto dy vende, sulme këto që janë përshkruar si ‘të përkohshme’ dhe që janë ‘kompetencë e presidentit.’

“Bashkë me Francën, kemi zhvilluar 200 sulme ajrore në Irak dhe me partnerët arabë kemi kryer 43 sulme ajrore në Siri,” tha Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Mirëpo nëse kjo fushatë ushtarake amerikane bashkë me forcat e koalicionit do të zgjasë për një periudhë më të gjatë kohe, atëherë Kongresi duhet të miratojë një autorizim specifik për përdorimin e forcës ndaj Shtetit Islamik. Është kjo një çështje që është ngritur në deklarata të ligjvënësve amerikanë, që nga kryediplomati John Kerry, po të miratonte autorizimin Kongresi, konsiderohet një ‘gjë e mirë.’

“Nuk do të ngecim e të vendnumërojmë nëse kemi apo jo autorizimin për të vepruar kur duhet ta mbrojmë vendin,” tha Kerry, një konstatim ky me të cilin pajtohen shumë politikanë amerikanë se ISIS sot përbënë rrezikun më të madh për Amerikën dhe interesat amerikane.

Zgjedhjet e sivjetme për Dhomën e Përfaqësueve dhe një të tretën e Senatit mbahen në nëntor dhe ka pak gjasa që Kongresi të shqyrtojë një autorizim të tillë pa një kërkesë zyrtare të presidentit.
Presidenti Barack Obama dhe zyrtarë të tjerë të administratë mendojnë se me rezolutën e vitit 2002 që autorizonte luftën kundër Irakut, SHBA edhe sot kanë autorizim të zhvillojnë luftë kundër pjesëtarëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. /rtk/