Luan Rama: Fushata në PD e kthyer kundër PS e LSI

Luan Rama: Fushata në PD e kthyer kundër PS e LSI

Luan Rama: Fushata në PD e kthyer kundër PS e LSI Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi të mërkurën se faktori i fitores së LSI-së në zgjedhje ishte raporti realist me qytetarët. 

“Oferta jonë politike ishte më pranë qytetarëve.Prioriteti ynë është ulja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë”, tha Rama.

Ndërsa, sa i takon fushatës për kreun e PD-së, Rama theksoi se kjo betejë brenda partisë është kthyer kundër PS dhe LSI.

“PD e ka humbur garën me Ilir Metën dhe Edi Ramën. Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha duhet ta bëjnë fushatën me njëri-tjetrin”, tha Luan Rama./tch/