Majlinda Kelmendi

Londra 2012: Majlinda nesër sfidon vetën

Shpresa e kombit tonë në Londra 2012, Majlinda Kelmendi, do të paraqitet për herë të parë të dielën në ora 9:30, ku do të luftojë për ndonjërën prej medaljeve olimpike.

Majlinda do të paraqitet në kategorinë gjysmë të lehtë(48-52 kg), e ku përballë do të ketë xhudistet më të mira në botë, si japonezen Yuko Nishida, e cila është xhudistja më e mirë në botë.

Sportistja nga Peja është shumë e favorizuar për të fituar një prej medaleve olimpike, sidomos medaljen e bronztë, pasi konkurrentja e vetme serioze është japonezja e lartpërmendur, pa përjashtuar ndonjë befasi.

Majlinda do të ketë përkrahjen e të gijthë liderëve shqiptarë, duke përfshirë Sali Berishën, Hashim Thaçin dhe presidenten Atifete Jahjaga.