Lojtarët më të mirë të 62 ndeshjeve

Lojtarët më të mirë të 62 ndeshjeve

1. Tshabalala (Afrika Jugut)
Afrika e Jugut – Meksika 1-1

Mesfushori sulmues i Afrikës së Jugut, 25-vjeçari Sifi Tshbalala u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes Tshabalala shënoi në minutën e 55-të, njëherësh edhe goli i parë i këtij Botërori.

2. Forlan (Uruguai)
Uruguai – Francë 0-0

Diego Forlan i Uruguait u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes Sulmuesi 31-vjeçar i Atletiko Madridi (62 ndeshje, 24 gola) u tregua shumë i rrezikshëm përpara portës së Francës, së mbrojtur nga Loris.

3. Park (Koreja e Jugut)
Koreja e Jugut –Greqi 2-0

Mesfushori i Koresë, Park Ji-Sung, u përzgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. Mesfushori i Mançester Junaitid, i mbiquajtur “tanku me oksigjen” shënoi golin e dytë për ekipin e tij

4. Enyeama (Nigeri)
Argjentinë – Nigeri 1-0

Portieri i Nigerisë, Vinsent Eneyema, u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes duke frenuar yje si Lionel Mesi, Karlos Tevez dhe Gonzalo Higuain. Gardiani 27-vjeçar luan në Izrael me Hapoel Tel-Aviv.

5. Hauard (SHBA)
Angli-SHBA 1-1

Portieri amerikan, Tim Hauard, u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes Angli-SHBA (1-1). Gardiani 31-vjeçar, i cili luan në Angli me Evertonin, u bëri bllokadë sulmeve të “tre luanëve”.

6. Koren (Slloveni)
Algjeri-Slloveni 0-1

Mesfushori i Sllovenisë, Robert Koren, shënoi golin e vetëm të ndeshjes, njëherësh edhe fitorja e parë e Sllovenisë në një Kupë Bote. Algjeria e mbylli takimin me dhjetë lojtarë.

7. Podolski (Gjermani)
Gjermani-Australi 4-0

Gjermania i dha një leksion të madh “kangurëve” të Australisë (e mbyllën me 10 lojtarë), duke fituar 4-0: golat nga Podolski, Klose, Myller dhe Kakau. Lukas Podolski u përzgjodh edhe si lojtari “VIP” .

8. Gian (Ganë)
Serbi-Ganë 0-1

Sulmuesi i Ganës, Asamoah Gian, u përzgjodh nga ekspertët si lojtari më i mirë. 24-vjeçari ganez shënoi edhe golin e vetëm të ndeshjes, me një penallti të realizuar në minutën e 85-të.

9. Shnajder (Holandë)
Holandë-Danimarkë 2-0

Mesfushori i Holandës, Uesli Shnajder, nuk ishte autori i asnjë prej golave të ndeshjes (autogol i Agerit dhe gol i Kajtit), por fantazisti i Interit u përzgjodh si lojtari më i mirë i takimit.

10. Honda (Japoni)
Japoni-Kamerun 1-0

Mesfushori Keisuke Honda me golin e tij në minutën e 39-të i dha jo vetëm fitoren e Japonisë në ndeshjen kundër Kamerunit, por 24-vjeçari festoi ditëlindjen e tij me gol.

11. Alkaraz (Paraguai)
Itali-Paraguai 1-1

Mbrojtësi i Paraguait, Antolin Alkaraz, u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes. 27-vjeçari Alkaraz u shënoi golin e parë kampionëve ende në fuqi në minutën e 38-të.

12. Vitek (Sllovakia)
Zelanda e Re-Sllovaki 1-1

Sulmuesi gjigant i Sllovakisë, Robert Vitek, ishte lojtari më i mirë i takimit, duke shënuar një gol bukur në debutimin historik si një komb i vetëm të Sllovakisë. Goli i tij i 19-në në 70 ndeshje.

13. Ronaldo (Portugali)
Bregu i Fildishtë-Portugali 0-0

Sulmuesi i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, u përzgjodh lojtari i ndeshjes Bregu i Fildishtë-Portugali(0-0), në një nga takimet më tërheqëse të fazës së grupeve.

14. Maikon (Brazil)
Brazil-Koreja e Veriut 2-1

Mbrojtësi brazilian, Dagllas Maikon, u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes, pas një loje të jashtëzakonshme dhe një supergoli, që i hapi udhë edhe fitores së Brazilit.

15. Bosezhur (Kili)
Honduras-Kili 0-1

Kili priti thuajse një gjysmë shekulli për të shijuar fitoren e parë në fazën e grupeve të Kupës së Botës, duke mundur Hondurasin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi 26-vjeçar Zhan Bosezhur.

16. Fernandez
Spanjë-Zvicër 0-1

Spanja, kampionia në fuqi e Europës dhe finalistja e Kampionatit Botëror (tjetra është Holanda), e nisi me humbje aventurën, duke u mundur nga Zvicra 1-0, nga një gol i Gelson Fernandezit.

17. Forlan (Uruguai)
Afrika e Jugut-Uruguai 0-3

Sulmuesi i fuqishëm i Uruguait, Diego Forlan, u përzgjodh si lojtari më i mirë i takimit në fitoren bindëse 3-0 kundër vendit organizator. Sulmuesi 31-vjeçar i Atletikos së Madridit shënoi dy gola .

18. Hernandez (Meksikë)
Francë-Meskikë 0-2

Sulmuesi meksikan Havier Hernandez u përzgjodh lojtari i takimit Francë-Meksikë. 22-vjeçari i klubit meksikan Chivas hyri në lojë si zëvendësues dhe shënoi golin e parë të ekipit të tij (64’).

19. Enyeama (Nigeri)
Greqi-Nigeri 2-1

Portieri i Nigerisë, Vinsent Eneyema, u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes Greqi-Nigeri 2-1, pavarësisht se skuadra e tij humbi.
Gardiani i “Super shqiponjave” e fitoi për herë të dytë çmimin.

20. Higuain (Argjentinë)
Argjentinë-Koreja e Jugut 4-1

Sulmuesi argjentinas, Gonazalo Higuan, autori i tripletës së vetme në këtë Kupë Bote, u përzgjodh lojtari më i mirë ndeshjen e fituar 4-1 nga Argjentina kundër Koresë së Jugut.

21. Stojkoviç (Serbi)
Gjermani-Serbi 0-1

Portieri serb Vladimir Stojkoviç ishte heroi i fitores së Serbisë ndaj gjigantëve gjermanë, pavarësisht se goli fitimtar mban firmën e Milan Jovanoviçit. Stojkoviç priti penalltinë e Lukas Podolskit.

22. Donovan (SHBA)
Slloveni-SHBA 2-2

Mesfushori i avancuar amerikan, Landon Donovan, ishte inspiruesi i ekipit të tij në barazimin 2-2 me Slloveninë. Gjyqtari nga Mali, Kulibali, anuloi një gol të rregullt të SHBA-së.

23. Koul (Angli)
Angli-Algjeri 0-0

Mbrojtësi i Anglisë, Eshli Koul, u përzgjodh lojtari i ndeshjes më të dobët të “tre luanëve”, në barazimin pa gola kundër Algjerisë. Lojtari i Celsit ishte insipiruesi i disa aksioneve në atë takim.

24. Gian (Ganë)
Ganë-Australi 1-1

Sulmuesi i Ganës, Asamoah Gian, u përzgjodh nga ekspertët si lojtari më i mirë i takimit, të mbyllar nga australianët me dhjetë lojtarë. Për Gian kjo ishte hera e dytë që votohej si më i miri.

25. Shnajder (Holandë)
Holandë-Japoni 1-0

Mesfushori i Holandës, Uesli Shnajder, ishte autori një supergoli në fitoren e ngushtë të “tulipanëve” kundër Japonisë, pas një gjuajtje të fortë. Fantazisti portokalli e fiton për herë të dytë këtë çmim.

26. Ager (Danimarkë)
Kamerun-Danimarkë 1-2

Mbrojtësi i Danimarkës, Daniel Ager, u përzgjodh lojtari më i mirë në një takim ku te goli shkuan yje të tillë si Samuel Eto’o i “luanëve” të Afrikës dhe Niklas Bendtner i danezëve.

27. Vera (Paraguai)
Sllovaki-Paraguai 0-2

Mesfushori i Paraguait, 31-vjeçari Enrike Vera, ndihmoi me golin e tij jo vetëm skuadrën e tij të realizonte një fitore 2-0 ndaj Sllovakisë, tjetri mban firmën e Kristian Riverosit.

28. De Rosi (Itali)
Itali-Zelanda e Re 1-1

Mesfushori i avancuar i Italisë, Daniele De Rosi, u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes në një tjetër paraqitje të zbehtë të kampionëve në fuqi në barazimin 1-1 kundër Zelandës së Re.

29. Fabiaono (Brazil)
Brazil-Bregu i Fildishtë 3-1

Sulmuesi brazilian, Luis Fabiano, u votua nga ekspert e “Castrol” si lojtari i ndeshjes, falë dy golave të tij. Elano dhe Drogba kompletuan rrjetat në ndeshjen Brazil-Bregu i Fildishtë 3-1.

30. Ronaldo (Portugali)
Portugali-Koreja e Veriut 7-0

Sulmuesi Kristiani Ronaldo shënoi vetëm një nga golat në fitoren 7-0 të luzitanëve ndaj koreanëve, më e thella në këtë Botëror, njëherësh edhe goli i tij i vetëm në Afrikën e Jugut.

31. Gonzales (Kili)
Kili-Zvicër 1-0

Sulmuesi i Kilit, zëvendësuesi Mark Gonzales, shënoi golin e vetëm të takimit (75’), duke fituar në përfundim të 90 minutave edhe çmimin e lojtarit më të mirë.

32. Vija (Spanjë)
Spanjë-Honduras 2-0

Sulmuesi spanjoll, David Vija, vulosi me një dopjetë personale fitoren e Spanjës ndaj modestëve të Hondurasit, duke fituar edhe medaljen e lojtarit më të mirë të takimit.

33. Suarez (Uruguai)
Meksikë-Uruguai 0-1

Sulmuesi i ri i Uruguait, Luis Suarez, ishte dhe lojtari që vendosi edhe fatin e ndeshjes. 23-vjeçari, i cili luanë në Holandë me Ajaksin e çoi ekipin e tij në vendin e parë në grup.

34. Mhela
Francë-Afrika e Jugut 1-2

Sulmuesi i Afrikës së Jugut, autori i golit të dytë në fitoren parë dhe të vetme te vendit organizator, u përzgjodh si më i miri në humbjen e dytë të Francës.

35. Park (Koreja e Jugut)
Nigeri-Koreja e Jugut 2-2

Mesfushori i Koresë u votua si më efikasi në barazimin 2-2 kundër Nigerisë, edhe pse nuk shënoi asnjë prej dy golave të ekipit të tij. Për anësorin i Mançester Junaitid kjo ishte hera e dytë.

36. Lionel Mesi (Argjentinë)
Greqi-Argjentinë 0-2

Lojtari më i mirë në botë u përzgjodh lojtari fitues në fitoren e tretë radhazi të Argjentinës, pavarësisht se asi i Barcelonës dështoi për të tretën herë të shënonte gol.

37. Defo (Angli)
Slloveni-Angli 0-1

Sulmuesi anglez Zhermen Defo ishte heroi i kualifikimit të “tre luanëve” në raundin me eliminim direkt. 27-vjeçari i Totenhemit realizoi edhe golin e vetëm të takimit.

38. Donovan (SHBA)
Angli-Algjeri 1-0

Protagonist absolut i një ndeshje me shumë emocione, mesfushori i Los Anxheles Galaksi, Landon Donovan, shënoi në ekstremin e ndeshjes golin që i dha ekipit të tij vendin e parë në grupin C.

39. Ozil (Gjermani)
Ganë-Gjermani 0-1

Talenti i ri 21-vjeçar i Gjermanisë, Mesut Ozil, një nga zbulimet e këtij Botërori, shënoi golin që u dhuroi gjermanëve kualifikimin për një të tetat, por edhe turko-gjermanit një çmim.

40. Kahill (Australi)
Australi-Serbi 2-1

Sulmuesi i fuqishëm i Australisë, me golin e tij ndihmoi ekipin e tij në fitoren e bujshme ndaj një Serbisë, duke e lënë shtetin e vogël ballkanik në vendin e fundit në grupin D.

41. Vitek (Sllovaki)
Sllovaki-Itali 3-2

Sulmuesi sllovak Robert Vitek dha një kontribut të jashtëzakonshëm me dy golat e tij në eliminimin e kampiones së Botës, Italisë, qysh në fazën e grupeve. Hera e dytë për të si lojtari më i mirë.

42. R.S. Kruz (Paraguai)
Paraguai-Zelanda e Re 0-0

Edhe pse fundi i takimit prodhoi një barazim pa gola dhe me kualifikimin e Paraguait, si i pari i grupit F, sulmuesi Roke Santa Kruz dëshmoi se ishte një rrezik potencial.

43. Honda (Japoni)
Danimarkë-Japoni 1-2

Me supergolin e tij, japonezi Keisuke Honda, çeli goleadën japoneze në fitoren bindëse ndaj Danimarkës, duke e çuar ekipin në fazën e një të tetave. Për Hondën kjo ishte hera e dytë.

44. Van Persi (Holandë)
Kamerun-Holandë 1-2

Sulmuesi holandez Robin van Persi shënoi golin e parë të ndeshjes, përpara se Samuel Eto’o të barazonte përkohësisht me penallti, ndërkohë që Huntelar firmosi fitoren e “tulipanëve”.

45. Ronaldo (Portugali)
Portugali-Brazil 0-0

Kapiteni i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, u përzgjodh si më i miri në një ndeshje pa shumë emocione e gola midis dy gjigantëve të grupit G. Hera e tretë për Ronaldon që fitoi këtë çmim.

45. Ronaldo (Portugali)
Portugali-Brazil 0-0

Kapiteni i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, u përzgjodh si më i miri në një ndeshje pa shumë emocione e gola midis dy gjigantëve të grupit G. Hera e tretë për Ronaldon që fitoi këtë çmim.

46. Drogba (Bregu i F.)
Koreja e Veriut-Bregu i Fildishtë 0-3

Sulmuesi i fuqishëm Didier Drogba u përzgjodh më i miri në në një ndeshje komode të Bregut të Fildishtë, pavarësisht se kapiteni i “elefantëve” nuk shënoi asnjë gol.

47. Iniesta (Spanjë)
Kili-Spanjë 1-2

Fantazisti spanjoll, Andres Iniesta, autori i golit të dytë të Spanjës në fitoren kundër kilianëve, i siguroi atij çmimin e lojtarit më të mirë, edhe pse David Vija shënoi golin e parë.

48. Valadares (Honduras)
Zvicër-Honduras 0-0

Portieri i Hondurasit, Noel Valadares, mbrojti të paprekur portën e tij në barazimin pa golo kundër Zvicrës, që solli edhe eliminimin e këtyre të fundit.

49. Suarez (Uruguai)
Uruguai-Koreja e Jugut 2-1

Dy gola të Luis Suarezit i dhanë Uruguait fitoren kundër koreanëve dhe një vend në çerekfinale, ndërsa sulmuesit për herë të dytë çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes.

50. Ajeu (Ganë)
SHBA-Ganë 1-2

Mesfushori ganez Andre Ajeu u votua si lojtari më i mirë i takimit në një ndeshje triller kundër Shteteve të Bashkuara. Gjithsesi, golat e ganezëve mbajnë firmat e Boateng dhe Gian.

51. Myler (Gjermani)
Gjermani-Angli 4-1

Sulmuesi 20-vjeçari i Gjermanisë, Tomas Myler, realizoi një dopjetë shembullore në shkatërrimin e Anglisë, në një nga ndeshjet më të diskutuara për shkak të anulimit të golit të rregullt të Lampardit.

52. Karlos Tevez (Argjentinë)
Argjentinë-Meksikë 2-1

Sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez, autori i një dopjete dhe një supergoli, fitoi të drjtën për të merituar çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes kundër meksikanëve, por goli i parë ishte ofsajd.

53. Roben (Holandë)
Hollandë-Sllovaki 2-1

Sulmuesi holandez Arjen Roben shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Holandës kundër Sllovakisë, në ndeshjen e parë si titullar të anësorit të Bajernit të Munihut.

54. Robinjo (Brazil)
Brazil-Kili 3-0
Sulmuesi brazilian Robinjo fitoi çmimin si lojtari më i mirë në fitoren bindëse të Brazilit kundër Kilit, pavarësisht se sulmuesi shënoi golin e tretë të ndeshjes.

55. Honda
Paraguai-Japoni 0-0 (5-3, p)

Mesfushori japonez Keisuke Honda u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, në një takim të vendosur nga gjuajtjet e penalltive. Pëe Hondën kjo ishte hera tretë që votohej si më i miri.

56. Ksavi (Spanjë)
Spanjë-Portugali 1-0

Sulmuesi David Vija shënoi golin që çoi Spanjën në çerekfinale, por lojtari më i mirë i takimit kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos u zgjodh fantazisti spanjoll Ksavi.

57. Shnajder (Holandë)
Holandë-Brazil 2-1

Truri i Holandës ishte lojtari që zgjidhi enigmën e ndeshjes kundër rekordmenëve të botës, Brazilit, duke realizuar dy gola, njërin prej të cilëve me kokë, i pari i tij i shënuar në këtë mënyrë.

58. Forlan
Uruguai-Ganë 1-1 (4-2,p)

Sulmuesi i Uruguait, Diego Forlan, me golin e tij ndihmoi ekipin e tij të shkonte në çerekfinale, në një ndeshje të zgjidhur nga gjuajtjet e penalltive, por dhe me kartonin e kuq të Suarezit.

59. Shvajnshtajger (Gjermani)
Argjentinë-Gjermani 0-4

Mesfushori Bastian Shvajnshtajger, ndonëse nuk shënoi gol dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shkatërrimin e pabesueshëm 4-0 të Argjentinës së Lionel Mesit dhe Diego Armando Maradonës.

60. Iniesta (Spanjë)
Paraguai-Spanjë 0.1

Sërish shënoi bomberi spanjoll David Vija, por lojtari më inteligjent në lojë e që bëri diferencën ishte mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta. Hera e dytë për 26-vjeçarin shtatshkurtër.

61. Shnajder (Holandë)
Uruguai-Holandë 2-3

Uesli Shnajder dëshmoi edhe një herë se është lideri i Holandës një fitore shumë emocionuese ndaj Uruguait në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Hera e katërt për mesfushorin 26-vjeçar.

62. Ksavi (Spanjë)
Gjermani-Spanjë 0-1

Mbrojtësi Karles Pujol shënoi golin e vetëm të ndeshjes që e çoi për herë të parë Spanjën në finalen e një botërori, por lojtari më i rëndësishëm i duelit ndaj Gjermanisë u përzgjodh Ksavi.