|

Logoja e Pavarësisë ngjashmëri me atë të Trinidad Tobago

Në rrjetet sociale po qarkullon një logo e cila ka ngjashmëri me logon e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, bën të ditur BW.

Ajo është Logoja e pavarësisë së Trinidad Tobago, e cila është krijuar për të kremtuar pesëdhjetëvjetorin e çlirimit nga Britania e Madhe.

Logoja e pavarësisë së Trinidad Tobago ka vetëm dy vija më tepër se logoja e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa ngjyrat e përdorura dhe forma e vijave në të dyja logot janë krejtësisht të njëjta.

Që të dyja kanë ngjyrat kuq e zi, ndërsa forma e vendosjes së vijave është identike. Logoja shqiptare është krijuar nga autori, Zeni Ballazhi, ndërsa ajo e Trinidad & Tabago nga, Debbie Boos.

Përzgjedhja e logos për Shqipërinë është bërë në janar të këtij viti, ndërsa ajo për Trinidad & Tabago mes shkurtit dhe marsit. Të jetë thjesht rastësi!?

Komentoni