Lituania sot merr presidencën e BE-së

Lituania sot merr presidencën e BE-së

Lituania sot merr presidencën e BE-sëNga 1 korriku 2013, presidenca e radhës së BE-së i kalon Lituanisë, e para herë që vendi balltik merr një përgjegjësi të tillë. Kjo konsiderohet një detyrë e madhe për një vend të vogël.

Që prej shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik, Lituania ka humbur një të pestën e popullsisë së saj. Në vend jetojnë aktualisht rreth tre milionë vetë. Edhe pse ka një dekadë e anëtarësuar në BE, ajo ende nuk është bërë pjesë e eurozonës dhe paguan me Lita.

Presidencën e bllokut, Lituania e merr nga Irlanda, e konsideruar një ndërmjetësuese e aftë e me mjaft përvojë. Kjo është dhe një nga arsyet, përse ka mjaft skeptikë që druhen se, Vilniusi mund ta ketë të vështirë këtë detyrë, sidomos nëse ballafaqohet me negociata komplekse.

“Për të qenë i suksesshëm si president, për t’u perceptuar nga të tjerët si i besueshëm, një vend ka nevojë për histori suksesi, veçanërisht në fushat e përcaktuara si prioritare”, thonë ata, transmeton TCh.

Lituana dëshiron që, gjatë presidencës së saj, theksi të vihet te çështjet e energjisë, zhvillimi i rajonit të Balltikut dhe kontrolli i kufijve të jashtëm të BE-së. Presidentja Dalia Grybauskaite është një europiane e bindur. Për angazhimin e saj, ajo sapo ka fituar çmimin e Karlit të Madh dhe angazhohet për efektin e diplomacisë.

Megjithatë, ka mjaft çështje të tjera, që presin zgjidhje, sepse ka shumë gjëra të mbetura pezull nga presidenca e kaluar. Lituania trashëgon rreth 85 për qind të axhendës nga paraardhësit, duke nisur me krizën financiare dhe zgjerimin e unionit bankar.

Vetëm për buxhetin e BE-së, 2014-2020, do të duhet të miratohen rreth 70 ligje të ndryshme.