Lista Serbe vendos pas dialogut në Bruksel për pjesëmarrje në institucione

Lista Serbe vendos pas dialogut në Bruksel për pjesëmarrje në institucione

Lista Serbe vendos pas dialogut në Bruksel për pjesëmarrje në institucioneDrejtori i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot në Beograd se javën që vjen, do të mbahet edhe një takim tjetër, me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, për të vendosur për pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës, njoftojnë mediat në Beograd.

Pas takimit të sotëm në qeverinë e Serbisë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në qeverinë e Kosovës, Gjuriq ka thënë se takimi i ardhshëm do të mbahet pas bisedimeve në Bruksel më 9 shkurt, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shkarkimi i Aleksandar Jabllanoviqit nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, sipas Gjuriqit e ka përkeqësuar situatën e para bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Sipas tij, qeveria e Serbisë nuk pranon se Jabllanoviq ka faj, duke nënvizuar se ai nuk i ka quajtur “egërsira” krejt shqiptarët dhe as politikanët shqiptarë, por ata që me gurë kanë tentuar të pengonin pelegrinët serbë për të vizituar Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, më 6 janar.

Në takimin e sotëm në Beograd kanë marrë pjes Aleksandar jabllanoviq, Branimir Stojanoviq, zëvendës kryeministër në qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës dhe Bratisllav Nikolliq, kryetar i zgjedhur i komunës së Shtërpces dhe kryetar i paligjshëm i emëruar nga Beogradi i po të njëjtës komunë. /rel/