Lista e Çmimeve fituese Oscar

Lista e Çmimeve fituese Oscar

Lista e Çmimeve fituese OscarGjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar evenimenti i shumëpritur jo vetëm nga publiku por dhe nga emrat më të njohur me fame botërore të cilët , kanë qenë të nominuar për të qenë fituesit e cmimeve të ndryshme. Edhe përse në numër kanë qenë të shumtë, ata që janë nderuar me trofe ishin vetëm disa prej tyre.

Cmimin “fotografia më e mirë” e ka fituar filmi i suksesshëm : “12 years a slave”

“Regjizori më i mirë” ishte Alfonso Cuaron . I cili ka drejtuar filmin “Gravity”

“Filmi më i mirë aksion me metrazh të shkurtër” ishte “Helium”

“Frozen” është shpallur “Filmi më i mirë i Animuar”

Përsa i përketë filmit “Gravity” mund të themi se ai është nderuar me trofe të ndryshëm. Ai është shpallur : “Filmi me efektet më të mira vizuale”, “Filmi me skenar më të mirë”, ka fituar cmimin “Kinematografia më e mirë”, dhe “Muzika më e mirë”.

Aktori Matthew McConaughey ka arritur qe të fitojë cmimin “Aktori më i mirë në rol kryesor.” Ai është nderuar në këtë cmim pas pjesëmarrjes në filmin “Dallas Buyers Club”.

Ndërsa si “Aktorja më e mirë” përsëri në rol kryesor ka triunfuar Cate Blanchett, e cila është protagonist në filmin “Blue Jasmine.”

Jared Leto, është shpallur “Aktori më i mirë Jo protagonist” i cili njësoj si Matthew McConaughey ka luajtur në “Dallas Buyers Club”, një film ky i cili ka fituar dhe cmimin “Tualeti dhe stilimi i flokëve më i mirë.”

Cmimin “Aktorja më e mirë Jo protagoniste” e ka fituar Lupita Nyong’o.

Dokumentari më i mirë është shpallur “20 feet from Stardom”

Ndërsa trofeun “Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër” e ka fituar Mr. Hublot.