Lirohen Deda, Hoxha dhe të gjithë studentët e arrestuar

Lirohen Deda, Hoxha dhe të gjithë studentët e arrestuar

Lirohen Deda, Hoxha dhe të gjithë studentët e arrestuarGjykata Themelore në Prishtinë nuk ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit dhe as të masës së arrestit shtëpiak kundër Ilir Dedës, Ylli Hoxhës dhe 24 studentëve të tjerë të cilët ishin protestues. Megjithatë për të gjithë këta është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.
Avokati i Dedës, Tomë Gashi e ka bërë të ditur këtë lajm për Koha.net.

“Ky vendim i gjykatës nuk është fitore e drejtësisë, por është ndërprerje e ligjshme dhe e drejtë e një padrejtësie dhe keqpërdorimi të drejtësisë nga ana e prokurores Fikrije Fejzulkahu e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre pa asnjë arsye juridike”, ka thënë Gashi, teksa ka shtuar se protestën paqësore të tyre dikush deshiroi ta shndërrojë në të dhunshme.

“Pasi që për z. Ilir Deda nuk ka pas arsye juridike për arrestim, arsyet kanë qenë krejtësisht politike”, ka thënë Gashi, teksa ka treguar se do të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Koha.net mëson se sipas kësaj mase, Deda, Hoxha dhe të tjerët duhet të paraqiten në polici një herë në javë.