Lionel Messi: Tani vjen pjesa me e veshtire e sezonit

Lionel Messi: Tani vjen pjesa me e veshtire e sezonit

Lionel Messi: Tani vjen pjesa me e veshtire e sezonitPak pas suksesit ne kampionat dhe ne prag te superndeshjes ndaj Real Madrid, ylli argjentinas ka paralajmeruar shoket e skuadres qe te bejne shume kujdes, sepse kjo do te jete pjesa me e veshtire e sezonit

Menjehere pas fitores me Osasunen, ndaj se ciles arriti te shenonte kater nga pese golat e katalanasve, Liones Messi theksoi se loja dhe rezultati e ketij takimi jane shume te rendesishem per faktin se ne mesjave do te zhvillohet nje nga sfidat me spektakolare ne bote.

“Golat e mi? Mund te them se per ne kishte shume rendesi qe ta fitonim kete takim para El Clasico. Me shume se golat e mi, rendesi kishte suksesi i skuadres. Zbritem ne fushe si gjithmone per te fituar dhe them se zhvilluam nje ndeshje te mire.”

Ritmi i shfrenuar i golave te Mesit dhe loja marramendese e Barcelones garantojne nje El Clasico spektakolar, ndonese ylli argjentinas e parashikon mjaft te veshtire.

Lionel Messi eshte i ndergjegjshem qe Barcelona do te kete nje avantazh me shume ne ndeshjen perballe Real Madrid ne Kupen e Mbretit, pasi ne porten e kampioneve te Spanjes do te mungoje portieri dhe njekohesisht kapiteni, Iker Casillas.

“Sigurisht qe mungesa e tij eshte shume e rendesishme. Casillas eshte shume i rendesishem per ata, i ka shpetuar ne shume ndeshje. Por ne nuk duhet te mendojme shume per keto gjera.” Ne fakt, pas cerekfinales se kthimit te Kupes se Mbretit ndaj Malagas, supersfida e se merkures me rivalet e perjetshem madrilene eshte nje tjeter perballje vendimtare e sezonit. “Tani vjen pjesa me delikate e sezonit. Te gjitha ndeshjet jane te veshtira, por ne e kemi grupin per te kaluar me sukses cdo ndeshje te radhes.”

Messi falenderoi publikun katalanas per pritjen e ngrohte qe i rezervoi portierit Viktor Valdez, ndonese 30-vjecari nuk ka pranuar te rinovoje kontraten qe i skadon ne vere te 2014-es.

Sipas tij, Valdez eshte portieri me i mire i historise se Barcelones. “Ai i meriton te gjitha duartrokitjet e tifozeve tane, edhe me shume. Per mua ai eshte portieri me i mire ne historine e ketij klubi”, – tha nderkombetari nga Argjentina ne faqen zyrtare te klubit.
Viktor Valdes beri debutimin e tij te pare zyrtar me ekipin katalanas ne vitet 2002-2003 dhe qe atehere ka qene lojtar i padiskutueshem i Barcelones.

Ai ka bere 20 paraqitje deri tani, ne kete sezon, per Blaugranet. Pavaresisht deklarates publike te agjentit, se ai nuk deshiron ta zgjase qendrimin ne klub, drejtori Andoni Zubizarreta pohoi se duhet respektuar vendimi i tij.” Pepe Reina, Thibaut Courtois dhe Marc-Andre ter Stegen jane emrat e lakuar si zevendesues te mundshem te nderkombetarit spanjoll.

Messi: Nuk jam produkt i perfunduar
Kater here radhazi lojtari me i mire ne bote, Lionel Messi, ka thene se gjithnje mundohet qe te permiresohet si futbollist dhe se deshiron te fitoje gjithcka qe eshte e mundur. “Nuk eshte objektivi im qe te thyej rekorde, une dua te fitoj cdo sezon gjithcka qe eshte e mundur me ekipin tim, qofte Barcelonen apo Argjentinen. Te gjithe ne mundohemi qe te permiresohemi ne cdo aspekt te jetes, gjithashtu edhe ne futboll.

Kete mundohem ta bej edhe une”, ka deklaruar Messi per Clarin. Ne ndeshjen ndaj Osasunas, Messi theu dy rekorde: Arriti te shenoje ne 11 ndeshje radhazi (duke ia marre rekordin Ronaldo ‘origjinalit’ dhe po ashtu u be futbollisti i pare ne histori te Barcelones qe shenon 200 e me shume gola ne La Liga). Lionel Mesi mbetet ndjeshem i shkeputur nga rivalet e tij ne krye te listes se golashenuesve, pasi ka realizuar 32 gola ne 21 ndeshje te kampionatit spanjoll.