Lionel Messi në gjyq për mashtrimet me taksa

Lionel Messi në gjyq për mashtrimet me taksa

 Lionel Messi në gjyq për mashtrimet me taksaAutoritetet spanjolle kanë ngritur akuzë kundër Lionel Messi dhe ai do të duhet të dalë në gjykatë më 17 shtator.

Së bashku me Messi akuzë është ngritur edhe ndaj babait të tij, Jorge, shkruan gazeta El Pais.

Dyshja akuzohen se kanë mashtruar me taksa duke u ikur tatimeve për më shumë se katër milionë euro gjatë një periudhe trevjeçare, nga viti 2007 deri në vitin 2009.