Lionel Messi kushton 580 milionë euro!

Lionel Messi kushton 580 milionë euro!

 Lionel Messi kushton 580 milionë euro!Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka thënë se nëse ndonjë klub dëshiron ta transferojë Lionel Messin, atëherë duhet të paguajë 580 milionë euro.

Kreu i Blaugranëve e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta pengojë largimin e asnjë lojtari në rast se kërkon largimin (duke marrë shembull Thiago Alcantaran, i cili kërkoi të shkonte te Bayern Munichu), por mendon se argjentinasi nuk do ta braktisë asnjëherë Camp Noun.

”Të gjithë lojtarët që duan të largohen, mund të largohen ? të gjithë pos Messit. Ata (që duan ta blejnë) duhet të paguajnë 250 milionë euro për klauzolën e Messit në LFP, pastaj duhet të paguajnë më shumë se 56 për qind tatim. Që do të ishte rreth 560 milionë euro”.

”Thiago u largua, sepse dëshironte të shkojë. Ai kërkoi me shkrim që t?i lejohet largimi. Ne nuk i duam lojtarët që nuk e kanë në mendje Barcën”, ka sqaruar Rosell për Sport.