Lionel Messi kërcenon Cristiano Ronaldon

Lionel Messi kërcenon Cristiano Ronaldon

Lionel Messi kërcenon Cristiano RonaldonSulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është kërcënimi kryesor i yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në garë për Këpucën e Artë të Evropës.

Lionel Messi e ka filluar furishëm vitin 2015.Dhe, pikërisht forma e mirë e yllit argjentinas dhe golat e tij e kanë rikthyer Barcelonën në vetëm një pikë disavantazhi nga lideri i La Ligës, Real Madrid.

Për më tepër, Messi tashmë është më pranë rivalit të tij kryesor nga Los Blancos, Cristiano Ronaldo, në garë për Këpucën e Artë.

Edhe pse Ronaldo kryeson me 28 gola, Messi i është afruar në 23 dhe ngadalë është duke u shndërruar në rivalin e tij kryesor në garë për çmimin e realizatrit më të mirë të vitit në Evropë.