Lionel Messi i pakënaqur me Barcelonën

Lionel Messi i pakënaqur me Barcelonën

Lionel Messi i pakënaqur me BarcelonënYlli argjentinas Lionel Messi nuk është i kënaqur me skuadrën e Barcelonës, shkruan të hënën gazeta spanjolle “AS”.

Messi, 26-vjeçar, është shumë i pakënaqur me mungesën e përkrahjes nga Barcelona për familjen e tij pas problemit që i shfaqën autoritetet spanjolle për evazion fiskal.

“Messi nuk është aspak i kënaqur. Ai është shumë i zhgënjyer me mënyrën se si është sjellë Barcelona pas problemeve që pati me autoritetet e tatimeve”, ka thënë një burim i gazetës spanjolle.

“Ai është çuditur se si askush nga Barcelona nuk ka dhënë një deklaratë për këtë rast dhe nuk e kanë përkrahur. Messi është shumë i zhgënjyer me këtë veprim të krerëve të Barçës”. Messi është akuzuar për shmangie të tatimeve dhe gjatë muajit shtator pritet të dalë para gjykatës në Barcelonë.