Lindsay Lohan do rol në filmin "Thelma and Louise"

Lindsay Lohan do rol në filmin “Thelma and Louise”

Lohan në profilin e saj në Twitter ka shprehur dëshirën që të luajë me Jennifer Lawrence në “Thelma and Louise”, por në stilin ala “Natural Born Killers”.

Jennifer Lawrence u bë e famshme me filmin “Hunger Games”.Problematikja Lindsay Lohan duhet që së bashku me yllin e filmit, “Hunger Games”, Jennifer Lawrence do të luajnë në rixhirimin “ultra të dhunshëm” të një prej veprave kult të fillim viteve të nëntëdhjeta, “Thelma and Louise”.

“Jennifer është një gjeni dhe unë dua të punoj me të në këtë film”, ka shkruar Lindsay në Twitter e saj. Në filmin e xhiruar në vitin 1991, rolin e mikeshave në arrati e kanë luajtur Susan Sarandon dhe Gina Davis.

Mediat amerikane kohë më parë kanë raportuar se Lohan po ashtu ka kërkuar që të punojë edhe me aktorin, Brad Pitt, por ajo u ndje e ofenduar kur dëgjoi se emri i saj gjendet në listën B të aktorëve të preferuar të bashkëshortit të ardhshëm të Angelina Joliet.