Lindja e parakohshme, komplikacionet e zakonshme te shendetit te femijes

Lindja e parakohshme, komplikacionet e zakonshme te shendetit te femijes

Lindja e parakohshme, komplikacionet e zakonshme te shendetit te femijesLindja e parakohshme, komplikacionet e zakonshme te shendetit te femijes.Ka nje numer te caktuar te komplikimeve te cilat ndodhin me shpesh tek foshnjet e parakohshme se sa tek ato te lindura me kohe.

Foshnjat e parakohshnme me te vona kane me pak probleme apo probleme te lehta. Foshnjat e lindura diku para 32 deri 34 jave te shtatezanise mund te kene nje numer komplikimesh nga te lehta gjer te ato me te rendat.

Sindroma e frymemarrjes se renduar (R.D.S.- Respiratory Distress Syndrome)

Rreth 23.000 foshnje ne vit (shumica e te cilave te lindura para javes se 34 te shtatezanise) vuajne nga ky problem i frymemarrjes. Foshnjat me R.D.S. vuajne nga mungesa e proteinave te quajtur surfaktant i cili i ruan qeset e vogla me ajer ne mushkeri nga kollapsi.
Tretmani me surfaktant ndihmon qe foshnjat e prekura nga R.D.S. te marrin fryme me lehte. Qe nga fillimi i tretmanit me surfactant ne vitin 1990, rastet e vdekjes me R.D.S. u pergjysmuan.

Mjeku mund te dyshoje qe foshnja juaj vuan nga R.D.S. nese ajo ka frymemarrjen e renduar. Incizimet rentgen te mushkerive dhe testet e gjakut zakonisht e vertetojne kete diagnoze. Se bashku me tretmanin me surfaktant foshnja me R.D.S.do te mund te kete nevoje dhe per oksigjen shtese dhe asistim mekanik te frymemarrjes per ti mbajtur mushkerite e tyre te zgjeruara.

Ato mund te marrin tretmanin e quajtur “Presion i Vazhdueshem Pozitiv Ndaj Frymemarrjes“ (Continuous Positive Airway Pressure – CPAP), e cila furnizon mushkerite me ajer te spastruar. Ajri mund te dergohet ne mushkeri nepermjet tubave te vogla te vena ne hundet e foshnjes apo nepermjet nje tube te vogel te vene ne fytin e saj.

CPAP e ndihmon foshnjen qe te merr fryme, por nuk mund te merr fryme ne vend te saj. Foshnjat me te semura mund te kene nevoje te perkohshme per ndihmen e respiratorit qe te ju kryej funksionin e frymemarrjes ne vend te tyre, deri sa te ju rriten mushkerite.

Apnea

Foshnjat e parakohshme ndonjehere e ndalin frymemarrjen per 20 apo me teper sekonda. Kjo nderprerje e frymemarrjes quhet Apnea, dhe mund te shoqerohet dhe me rrahje te ngadalsuara te zemres.

Foshnjet e parakohshme jane te monituara ne menyre konstante nga Apnea. Ne qofte se foshnja e ndalon frymemarrjen, atehere motra medicinale do ta stimuloje foshnjen qe te marre fryme duke e rrahur lehte me pellembe te dores apo duke ja ferkuar shputat e kembes.

/Burimi: Beba Ime