11macja2_1108111525_1

Lind macja e shkretëtirës, mendohej e zhdukur

Macja e shkretëtirës, një specie e maces që jeton në shkretëtirë, mendohej të ishte zhdukur.

Por, përkundrazi vjen në jetë një këlysh, i lindur tre javë më parë në bio-parkun Ramat Gan Safari dhe është i pari ekzemplar që lind pas një kohe të gjatë, transmeton NOA njoftimet.

Që nga viti 2002 ajo ishte në “librin e zi” të llojeve të rrezikuara dhe në Izrael mendohet të jetë zhdukur krejtësisht. Lindja e të voglit “Felis Margarita” jep shpresa të reja.