Limoni dhe majdanozi, ilaç i shkëlqyeshëm kundër …

Limoni dhe majdanozi, ilaç i shkëlqyeshëm kundër …

 Limoni dhe majdanozi, ilaç i shkëlqyeshëm kundër …Kombinimi i limonit dhe majdanozit, duke shtuar mjaltë dhe vaj ulliri, shndërrohet në ilaç të shkëlqyeshëm kundër baktereve, sidomos Esheria kolit.

Majdanozi është burim i vërtetë i shëndetit, që fshihet në gjethet dhe rrënjët e tij. Ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve, si pezmatimin e prostatës, ënjtjen e këmbëve, reumatizmin, dhimbjet e eshtrave, mbipeshën.

Në Egjiptin e vjetër me majdanoz kanë shëruar veshkat dhe rrugët urinare. Dy dobitë shëruese të limonit janë efekti i tij kundër baktereve dhe viruseve. Përbërësit e nevojshëm: 250g rrënjë të majdanozit, 250g limon, 250g mjaltë, 2dl vaj ulliri.

Para përdorimit, limonin e futni në ujë të ftohtë, në të cilin e keni shtuar pak sodë bikarboni, e nxirrni nga uji dhe e thani e më pas e ndani përgjysmë. Hiqni farat. Rrënjët e majdanozit duhet t’i pastroni mirë. Në blender, së bashku vendosni limonin, majdanozin, mjaltin, vajin e ullirit dhe i përzieni mirë. Do ta fitoni një masë të fortë, të cilën duhet ta vendosni në kavanoz. E ruani në frigorifer. E konsumoni nga një lugë para kafjallit dhe darkës.

Marrë parasysh se ka shumë përbërës, mund ta përdorin edhe fëmijët e gratë shtatzëna.