Limaj e Krasniqi nesër zyrtarisht me parti

Limaj e Krasniqi nesër zyrtarisht me parti

Limaj e Krasniqi nesër zyrtarisht me partiPartia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit do të zyrtarizohet të premten pasdite. Burimeve të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se partisë së tyre do t’i bashkohet edhe Zafir Berisha.

Ka kohë që Limaj e Krasniqi kanë paralajmëruar se nuk do jenë pjesë të PDK-së, madje ata gjatë fushatës në zgjedhje nacionale përkrahen Iniciativat Qytetare në Drenas, Lipjan, Malishevë. Kurse, me themelimin e partisë, kandidatët e këtyre iniciativave do t’i bashkohen Limajt e Krasniqit.

Kosovapress mëson se zyrtarizmi i partisë më të re në Kosovës, e cila do ta ketë emrin “Nisma Qytetare për Kosovën”, do të bëhet të premten në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Ndryshe, flitet se partia e Limajt, do të ketë së paku katër deputetë të Kuvendit të Kosovës.