Limaj do jetë sërish në kryesinë e PDK-së

Limaj do jetë sërish në kryesinë e PDK-së

Limaj do jetë sërish në kryesinë e PDK-sëFatmir Limaj do ta ndjekë Kongresin Zgjedhor të PDK-së më 26 janar nga qelia e burgut ashtu sikurse ka bërë 7 vjet më parë, në tetor të vitit 2005 në Kongresin e Tretë të Partisë.

Para shtatë vjetësh, Limaj ka qenë në paraburgim në Hagë, ndërsa tani është po ashtu prapa hekurave i akuzuar për krime lufte.

Edhe pse ishte në Hagë, Limaj ishte propozuar për anëtar të Këshillit Drejtues të partisë ndërsa pas lirimit nga burgu është ishte zgjedhur nënkryetar i partisë.

Të njëjtën rrugë pritet të ndjekin zyrtarët e PDK-së edhe në Kuvendin e Gjashtë të PDK-së, që pritet të mbahet në javën e fundit të këtij muaji, shkruajnë mediat kosovare.

Por, ende nuk dihet nëse Limaj do të mund ta ruajë pozitën e nënkryetarit të PDK-së.