Lihet në burg ish-drejtori i Thesarit Dorian Çollaku

Lihet në burg ish-drejtori i Thesarit Dorian Çollaku

Lihet në burg ish-drejtori i Thesarit Dorian ÇollakuGjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për ish Drejtorin e Thesarit, Dorian Çollaku.
Çollaku akuzohet për shpërdorim detyre.

I akuzuari për shpërdorim detyre nuk foli gjatë seancës për masën e sigurisë e cila zgjati vetëm pak minutia.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Çollakut deklaroi se do ta apelojë vendimin e gjykatës. Dorian Collaku u paraqit mëngjesin e së mërkurës në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Në cilësinë e Drejtorit të Emisionit, bazuar në një vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të vitit 2012, Çollaku kishte për detyrë të ndërmerrte nismat për nxjerrjen e akteve nënligjore rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e Departamentit që drejtonte.

Por, ka rezultuar se, që prej 1 Janarit 2013 deri në Mars 2014, ai nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime. Kjo gjë sipas prokurorisë është vërtetuar pas vjejdhjes së shumave të mëdha nga i arrestuari tjetër Ardian Bitraj.

Dorian Çollaku është personi i dhjetë që akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për ngjarjen në Bankën e Shqipërisë ku pas arrestimit të Bitrajt të afërmit të tij si dhe Mimoza Bruzias gjykata la në arrest me burg dhe 6 punonjës të administratës së departamentit të emisionit të monedhës.