Ligjvënësit sot caktojnë festat zyrtare të Republikës se Kosovës

Ligjvënësit sot caktojnë festat zyrtare të Kosovës

Ligjvënësit sot caktojnë festat zyrtare të Republikës se KosovësEdhe sot i vazhdon punimet mbledhja e Kuvendit të Kosovës me votimin dhe shqyrtimin e disa projektligjeve dhe raporteve.

Fillimisht deputetët do të votojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, dhe atë për kimikate.

Me pas do të pasojë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar, formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media, propozimi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtares në Komisionin për Integrime Evropiane,

Në mbledhje pritet debat parlamentar lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, roli i EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit, sipas kërkesës së deputetit Kurtan Kajtazi, mbështetur nga deputetët nënshkrues.