Ligji për amnisti pezullohet përfundimisht

Ligji për amnisti pezullohet përfundimisht

Ligji për amnisti pezullohet përfundimishtPresidentja e vendit Atifete Jahjaga në momentet e fundit të afatit kushtetues kur i është dashur që të veprojë, ka thënë Kuvendit se ligji duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasaj të rikthehet në Presidencë.

Kjo ka bërë që Ligji për Amnisti të pezullohet përfundimisht. Sipas zyrës së presidentes, Kuvendit tashmë i është dërguar i gjithë komunikimi që e ka pasur Presidenca me Gjykatën Kushtetuese me këtë ligj, por nuk janë dhënë detaje të tjera shtesë, skruan Tribuna.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e ka njoftuar Kuvendin e Kosovës me komunikimin që ka pasur me Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për Amnistinë, që është kontestuar nga një grup deputetësh”, ka thënë, Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Jahjaga.