Liga e Kampionëve, rikthehet sonte me sfidat e kthimit

Liga e Kampionëve, rikthehet sonte me sfidat e kthimit

Liga e Kampionëve, rikthehet sonte me sfidat e kthimitKlubi i madh italian, Milan pritet të ketë punë tejet të vështirë sonte në “Vicente Calderon” kundër Atletico Madridit, në ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Liga më e fortë në Evropë, Liga e Kampionëve pas disa ditëve pushimi rikthehet sonte me sfidat e kthimit të 1/8 e finales se kësaj gare atraktive. “Rossonerët” me gjithë “arsenalin” që kanë në dispozicion do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit të parë prej 1-0 që është në favor të madrilenëve.

Skuadra e Clarence Seedorfe që ka pësuar në dy ndeshjet e fundit në Seria A, ka pësuar dy humbje (kundër Juventusit dhe Udineses), do të kërkojë këndelljen në duel me Atleticon, këta të fundit janë duke kaluar në një super-sezon, prandaj ekipin milanist e pret një 90-minutesh i ‘nxehtë’ në Madrid.

Ndërkohë, aspak më lehtë nuk do ta ketë as Arsenalin që do të zbres në “Allianz Arena” për sprovuar sërish forcat me Bayern Munich, një super-skuadër. “Bavarezët” kësaj ndeshje do t’i hynë të qetë pasi rezultati prej 0-2, i arritur në “Emirates” është në favorin e tyre, megjithëse, londinezët nuk janë skuadër që dorëzohen lehtë.