Lajme.Org » Lifestyle

Fara e zezë, ilaçi i të gjitha sëmundjeve
Fara e Zezë përmbanë vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin.

Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmën e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksjonin e antibiotikëve. Është mjaft efektifv ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar mund të luftojë edhe sëmundje të vështira si: Aids dhe kancer.

Me gjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë është vështirë të qëndrojë jashtë vëmëndjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë, në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Fara e Zezë kalon edhe në disa thënie të Profetit Muhammed si një ilaç i pazëvendësueshëm ku edhe sugjerohet përdorimi i kësaj bime. Pikërisht për këtë arsye, Fara e Zezë përdoret me shekuj si një ilaç popullor mes popujve musliman.

Lëkura e errët gjatë shtatzënisë
A është lëkura juaj më e errët në disa vende?! Kjo është vetëm edhe një shenjë e shtatzënisë. Kloazma apo melazma, si dhe emrat tjerë, janë ndryshime fizike në lëkurë gjatë shtatzënisë.

Lëkurës tuaj mund ti lajmërohen njolla ngjyrë kafe. Është vlerësuar që rreth 70 % të grave kanë kloazmë! Gratë me ten të errët janë më të ekspozuara ndaj kloazmës.

Si shfaqet kloazma?

E ashtuquajtura “maskë gjatë shtatzënisë” shfaqet si shkak i prodhimit të shtuar të melaninës në organizëm. Melanina është substancë e parrezikshme, përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe irisit të syrit. Melazmën nuk do ta vëreni vetëm në fytyrë, por në të tërë trupin.

Edhe pse kjo nuk paraqet ndonjë “siklet” gjatë shtatzënisë, shumë gra janë të shqetësuara për këtë.

Çfarë mund të bëj në lidhje me këtë?

Mos u brengosni, ky nuk është pigmentim i lëkurës kohëgjatë. Kur qetësohen hormonet pas lindjes, të cilat sekretohen gjatë shtatzënisë, lëkurës përsëri do ti kthehet normaliteti. Mund ti bëni disa gjëra në mënyrë që të mos e përkeqsoni gjendjen e melazmës: mos dilni në diell! Rrezet e diellit bëjnë prodhimin e melaninës.

Nëse ju duhet, bleni ndonjë grim të përshtatshëm në mënyrë që ti mbuloni njollat e errëta. Përdorni krema me acide alfa-hidrokfile të cilat largojnë qelizat e vdekura nga lëkura. Nëse ndryshimi i ngjyrës së lëkurës mbet edhe për disa muaj pas lindjes, vizitoni dermatologun apo kirurgun kozmetik.

Çfarë ndodh me vijën e cila gjendet në bark nën kërthizë?

Shumë interesante: a e keni ditur që e keni patur një vijë të padukshme nga kërthiza deri te kocka pubike para shtatzënisë? Kjo vijë quhet linea alba. Gjatë shtatzënisë, meqë rritet prodhimi i melaninës, kjo vijë do të errësohet dhe quhet linea nigra. Kjo vijë, si dhe pegmentimi i lëkurës kthehet në ngjyrën natyrale disa javë pas lindjes së foshnjes./bebaime/

Brokoli, karota, spinaq dhe boronica kundër verbimit
Sipas specialistëve, konsumimi i brokolit, spinaqit, karotës dhe boronicave, të cilat janë të pasura me lëndën luteinë, minimizon rrezikun e sëmundjes së “njollës së verdhë” që bëhet shkak i verbimit në moshë të thyer.

“Njolla e verdhë” është një njollë e shfaqur në pjesën e syrit dhe shkakton verbim tek pacienti në një moshë më të thyer.

Me rritjen e jetëgjatësisë së njeriut është rritur dhe mundësia e shfaqjes së sëmundjes në çdo vend të botës. Sëmundja radhitet në vend të tretë pas kataraktit dhe glokomës.

Nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër

Sëmundja nuk ka lidhje me zhvillimin e ekonomik të një vendi dhe shfaqet në përmasa të ngjashme në të gjitha vendet e botës, të pasura apo të varfra qofshin ato. Me rritjen e popullsisë së moshuar është shtuar dhe rreziku i shfaqjes në mesatare të lartë të sëmundjes së “njollës së verdhë”.

Mesatarja e shfaqjes pas moshë 65-vjeçare është 10-30 %.

Specialistët nënvizojnë faktin që sëmundja shfaqet më shpesh pas moshës 65-vjeçare. Njerëzit kanë dëshirë të jetojnë gjatë por bashkë me plakjen rritet dhe risku i përballjes me probleme të tilla. Nëse sëmundja nuk kurohet atëherë mund të përballemi me verbimin e pacientit brenda një kohe të shkurtër. Tek 40% e të sëmurëve, e njëjta sëmundje shfaqet edhe tek syri tjetër brenda 5-vjetëve.

Mundësia e shfaqjes së “njollës së verdhë” rritet dhe nga obeziteti, ushqyerja e gabuar, ekspozimi i tepërt ndaj dritës dhe diellit, presion i lartë gjaku, cigarja, ajri i ndotur, trashëgimia gjenetike. Shenja më e theksuar e sëmundjes është pakësimi i mprehtësisë së shikimit, shikimi i shtrembët i objekteve dhe humbja e ngjyrave.

Pacientëve iu shfaqen në formë të shtrembër objekte të gjata dhe të drejta si minaret, obeliskët apo kullat, i shohin gjërat të shoqëruar me një tym etj. Diagnostikimi i hershëm i sëmundjes është shumë i rëndësishëm  dhe nëse shfaqen shqetësime të tilla i sëmuri duhet të vizitohet menjëherë tek mjeku okulist. Duhet nënvizuar dhe një here rëndësia e qëndrimit larg cigares, ushqyerjes së gabuar dhe diellit.

Konsumimi i produkteve të pasura me luteinë, me ngjyruesin natyral që gjendet tek bimët, ndikon pozitivisht në mbrojtjen e pacientit nga sëmundja. Sepse me anë të lëndës luteinë mund të ruhet dendësia e makulës dhe kështu krijohen barriera mbrojtëse në sy. Prandaj konsumimi i bollshëm i frutave dhe zarzavateve të pasura me lëndën luteinë si spinaqi, brokoli, karota dhe boronicat pakëson rrezikun e shfaqjes së sëmundjes. Pas moshës 50-vjeçare duhet të përvetësohet stili i ushqyerjes vegjetariane

Truri mbetet i ri, vetëm me peshk dhe zarzavate
Dieta mund të ndihmojë vërtet për ta mbajtur trurin tuaj të ri.

Duket kështu, të paktën sipas rezultateve të një studimi të publikuar në revistën “Neurology”, sipas së cilës, njerëzit e moshuar me nivel të lartë të vitaminave B, C, D dhe E, kanë një reagim të duhur të trurit, edhe pasi të kenë kaluar vite të caktuara.

E të tilla vitamina, pohojnë hulumtuesit e këtij studimi, gjenden të bashkuara dhe në nivele mjaft të larta, vetëm në peshk dhe zarzavate.

Studimi u krye konkretisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga hulumtuesit e Universitetit të Oregonit, sipas të cilëve, të tilla ushqime paraqiten si mjaft të dobishme për shëndetin e trurit.

Në të kundërt, acidet yndyrore, janë konsideruar si treguesit e një diete të sëmurë, e cila nuk e ndihmon aspak trurin tonë, gjë që mund të thuhet edhe për ushqimet e skuqura.

Në takimin e parë, mashkulli sheh vetëm fizikun
Ja cfarë i tërheq meshkujt tek femrat

Përgatitje të gjata përpara pasqyrës dhe orë të tëra duke menduar se çfarë do të thonë. Kjo i ka ndodhur pothuajse çdo vajze përpara një takimi me një djalë interesant.

Megjithatë, sipas doktorit Paul Dobransky, psikolog dhe ekspert i marrëdhënieve njerëzore në Universitetin e Harvardit, komunikimi nuk është aspak i rëndësishëm në përballjen e parë me një mashkull.

Sipas tij, në pesë minutat e para të një takimi, një mashkull nuk arrin të mendojë për asgjë tjetër përveçse paraqitjen fizike, ndërsa “sex-apeal” është jashtëzakonisht i fuqishëm.

Pas këtij impakti, përzgjedhja më pas bëhet selektive. Sipas studimit të tij, midis tipareve “dytësore” të çmuara më shumë tek një femër janë e qeshura e saj, stili i veshjes apo sensi i humorit.

Studimi i tij nxori në dritë edhe disa të dhëna të tjera të pabesueshme, si fakti që flokët luajnë një rol kryesor në tërheqjen seksuale të meshkujve.

Kështu, shumica e tyre janë shprehur se volumi dhe shkëlqimi i flokëve luajnë një rol thelbësor në vlerësimin që krijon impakti fillestar.

Si të veproni kur ju mundon udhëtimi…
Kur ju trazoheni para ose gjatë udhëtimit me veturë, aeroplan, anije, etj., detyroheni të merrni ilaçe në barnatore? Nëse po, atëherë po ju japim një recetë të veçantë, që nuk përgatitet në laborantët farmaceutikë, por në kuzhinën e shtëpisë.

Një ditë para se të udhëtoni, përgatitni një çaj të veçantë, që të përbëhet nga sasi të barabarta kanelle, karafilash dhe gjethe mente të thata.

Hidhini përbërësit në ujë të nxehtë dhe lërini aty 15 minuta. Përgatisni 2-3 filxhanë dhe pini nga pak gjatë gjithë ditës.

Të nesërmen, gjatë udhëtimit, do të shikoni që nuk do të trazoheni fare. Përkundrazi, do ta shijoni udhëtimin tuaj.

Rrugë të mbarë! /telegrafi/

15 gjëra të cilat sigurisht nuk i keni ditur për seksin
Sado që keni menduar se jeni ekspert në seks dhe zonave seksuale ekzistojnë mijëra informacione të cilat çdo ditë na befasojnë.

Dëshironi ta plotësoni enciklopedinë tuaj seksuale lexoni 15 gjërat të cilat nuk i keni ditur për seksin

1. Derisa meshkujve maksimalisht u duhen 10 minuta, femrave mesatarisht u duhen 20 minuta të eksitohen.

2. Madje 45 për qind e meshkujve do të dëshironin të kenë penis më të madh.

3. Tabletat kontraceptive munden në mënyrë të jashtëzakonshme ta ulin dëshirën për seks.

4. Edhe meshkujt edhe femrat munden në gjumë të përjetojnë shumë orgazëm të madh.

5. Një për qind e femrave mund të përjetojnë orgazëm jashtëzakonisht me stimulimin e gjirit.

6. Në botë çdo ditë ndodhin rreth 100 milionë marrëdhënie seksuale.

7. Gjatë marrëdhënieve seksuale mund të harxhoni deri në 150 kalori.

8. Klitorisi ka sasi më të madhe të mbaresave nervore në trup (madje 4 mijë)

9. Një lugë spermë ka rreth 5 kalori.

10. Pas katër vjet të lidhjes apo martesës epshi I gruas fillon të bie.

11. Seksi e kuron depresionin sepse gjatë marrëdhënieve trupi fillon të nxjerrë endokrinin (hormonin e lumturisë).

12. Mashkulli mund të përjetojë orgazëm të shumëfishtë, por kulmi I pare duhet të jetë pa derdhje, ndërsa ereksioni duhet të mbetet.

13. Gjatësia mesatare e penisit të relaksuar është 7 deri 10 centimetra.

14. Gjatësia mesatare e penisit në ereksion është 12 deri 15 centimetra.

15. Ekziston një përqindje e vogël e femrave të cilat janë alergjike në spermën.

Te flesh menjehere pas seksit i ben mire jetes ne cift
Partneri ju ka kritikuar shpesh se iu zë gjumi pas seksit, pa i lënë atij mundësinë t’iu thotë disa fjale te ëmbla?

Apo mos valle ju e keni kritikuar atë? Dijeni se nuk jeni shpirt kazme nëse bini ne krahët e gjumit menjëherë pas aktit seksual.

Një studim i kryer nga një mjek amerikan, doktor Kruger, tregon se gjumi menjëherë pas marrëdhënies provon qe jemi te dashuruar. “Sa me shpejt një person ta zërë gjumi pasi ka bere dashuri, aq me e forte është dëshira e tij për te qene gjithmonë prane personit tjetër”- pohon autori i studimit për Daily Mail-in. E pra ju qe e merrni negativisht gjumin e menjëhershëm duhet te qetësoheni.

Ky mjek ka konstatuar gjithashtu se nuk janë gjithmonë meshkujt ata qe flenë te paret. “ Kjo ndodh ngaqë ata kane instinktin e kujdesit ose sepse duan te qëndrojnë zgjuar për t’ia mbushur mendjen partneres te kenë një raport tjetër”. E ne fakt nga ky studim nuk janë te pakta idetë qe na lindin…

Rimeli për pamje elegante
Rimeli është protagonisti i tendencave të makijazhit në stinën e dimrit. Mjafton një kalim i shpejtë për të pasur një shikim elegant dhe joshës. .

Çdo rimel ka karakteristikat e veta i përcaktuar nga forma e furçës dhe nga pigmentet e formulës. Të gjitha këto elementë kontribuojnë për të krijuar efekte të ndryshme, dendësinë, gjatësinë, kur duam të kemi qerpikë të lakuar dhe voluminozë.

Çdo rimel ka një metodë aplikimi, rimeli me furçën e lakuar përdoret me një lëvizje zig zag, rimeli me krehër ka një metodë aplikimi rrotullues, nga rrënjët deri tek majat e qerpikëve. Estetët këshillojnë se duhet të përdorim këto metoda për të pasur një shikim marramendës.

Gjithashtu ata këshillojnë nëse keni pak rrathë të zinj rreth syve, të shmangni lyerjen me rimel për qerpikët e poshtëm, sepse rimeli krijon hije dhe nxjerr në pah defektet poshtë syve. Tek qerpikët e sipërm duhet ta kalojmë atë dy herë që të duken më të dendur.

Rimeli praktik

Për të aplikuar sa më mirë rimelin është e rëndësishme të mos e lëkundni dorën dhe aplikimi do të jetë më i lehtë edhe për duart jo shumë eksperte.

Rimeli i përkulur

Shumë make up artistë këshillojnë që para se të aplikoni rimelin, përdorni kthyesen e qerpikëve. Sepse nëse qerpikët janë të kthyer nga sipër duken sikur janë të lyera me rimel.

Rimeli voluminoz

Rimeli, pasi thahet, shpesh herë duket i zymtë. Përdorni rimel që ruan dritën dhe që u jep syve një efekt të dukshëm dhe brilant.

Rimeli i përshtatshëm

Nëse qerpikët janë të krehura mirë dhe të ndara nga njëri tjetri, rimeli përshtatet shumë lehtë në çdo qerpik. Duhet të aplikoni rimel që ka një furçë të dendur që zgjat dhe ndan qerpikët tuaj.

Rimeli shumë voluminoz

Qerpikët e hollë dhe jo shumë të dendur kanë nevojë për një produkt më specifik. Specialistët këshillojnë se në të tilla raste aplikoni rimel voluminoz që kanë dy baza ngjyrash, një e bardhë, që iu jep qerpikëve një efekt voluminoz dhe të padukshëm dhe nga ana tjetër baza e zezë që i zgjat.

Rimeli më në modë

Tendencat e fundit në botën e makiazhit këshillojnë që t’iu japim qerpikëve ngjyra, mbi të gjitha tek majat. Ngjyrat që rekomandohen janë lejlaja për sytë me ngjyra të errëta dhe jeshile për sytë me ngjyra më tropikale.

Larja e hundes, gjesti me i mire kunder rrufes
Nëse sëmureni me rrufe larja e hundës do ishte një metode shume e mire për ta larguar sa me shpejt atë. Ja te mirat dhe përdorimi.

A është vërtet e nevojshme larja e kanaleve te hundës?

Mukoza e hundës filtron mijëra litra ajër ne dite. Ne kontakt te drejtpërdrejte me mjedisin, ajo është pengesa kryesore qe mbron sistemin respirator kundër agjenteve te jashtëm (viruse, baktere, ndotës, etj).

Ajo pastron ajrin qe thithet para se ky i fundit te futet ne mushkëri. Duke qene se është gjithmonë ne përballje me agresionet, kjo mukoze mund te jete viktime e reagimeve inflamatore lokale qe përkthehen me rrjedhje, teshtima dhe prodhim te madh te mukozës, duke qene se hunda bllokohet. Vërtet mukoza e hundës mbron, por edhe ajo duhet mbrojtur.

Perse bën mire larja e hundës?

Duke qene se larja e hundës largon mukozën e tepërt apo edhe agjentet patogjene (viruse, baktere, etj) te cilat grumbullohen ne sipërfaqe, ajo gjithashtu bën te mundur qe mukoza te luaje mire rolin e saj dhe te parandaloje problemet. Duke u pastruar hundët edhe frymëmarrja behet me e lehte.

Si mund ta lajme hundën?

Tek fëmijët e vegjël larja behet para vaktit ose para gjumit. Fëmija duhet shtrire përmbys, koka duhet kthyer anash dhe asnjëherë mbrapa. Pastrimi duhet bere nga njëra flegër e hundës dhe tjetra te lihet e lire ne mënyrë qe te dale uji dhe sekrecionet.

Tek fëmijët me te mëdhenj dhe tek te rriturit te cilët edhe mund t’i fshijnë hundët, larja behet për te larguar sekrecionet me ne brendësi. Koka duhet te jete e përkulur tek lavamani dhe duhet hedhur ujë sa tek njëra flegër tek tjetra duke lënë gjithmonë njërën bosh. Gjesti duhet shoqëruar edhe me shfryrje. Nëse përdorni produkte te tjera për zhbllokimin e hundeve, bëjini pasi te keni kryer pastrimin.

Cilat janë disa masa te tjera?

•    Shmangni ndenjen ne ambiente me tym duhani, me pluhur apo qe mund te shkaktoje alergji.

•   Kujdes nga ndryshimet e menjëhershme nga e ftohta ne te ngrohte apo anasjelltas dhe mos i ngrohni me shume sesa duhet dhomat. Temperatura ideale eshte nga 19-20°C.

•    Mos harroni te ajrosni shtëpinë çdo dite dhe te njomni atmosferën sidomos nëse jeni ngrohur me energji elektrike.

•    Hidratohuni rregullisht dhe pini pije te ngrohta./ikub/

Rrezik: Plazma keks gënjen!
Ka kohë që organizata Konsumatori, duke u bazuar në dyshime të arsyeshme, ka filluar angazhim aktiv në hulumtimin e aspektit të sigurisë ushqimore tek prodhimet serbe që importohen në Kosovë.

Tanimë është e qartë se shumica e kompanive serbe posedojnë linja të veçanta të prodhimit për tregun kosovar dhe se mallrat që këto kompani i shesin në Kosovë subvencionohen nga Beogradi zyrtar në mënyrë që të jenë më konkurrente në tregun e Kosovës, duke arritur kështu pushtimin tregtar dhe ngufatjen e prodhimit vendor.

Kësaj radhe duam të njoftojmë konsumatorët kosovarë në lidhje me zbulimet shqetësuese për keksin Plazma, të prodhuar nga kompania serbe “Bambi” dhe të importuar në Kosovë nga “Elkos Group”.

Konsumatori, duke u bazuar në analizat laboratorike të paanshme të porositura në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Maqedoni, nxjerr konkluzionin se produkti “Plazma Keks” është i dyshimtë, i papërshtatshëm dhe si i tillë është edhe i rrezikshëm për konsumatorin kosovar, meqenëse deklaron rrejshëm përbërësit dhe kësisoj shkel dispozitat ligjore që përcaktojnë qartë se deklarimi i produktit duhet të jetë i saktë.

Përbërja I K S H P M Deklaracioni në paketim

Ujë 5% 5%

Proteina 13,5% 11,9%

Yndyrë 11,9% 12 %

Saharozë 15,1% 20,0 %

Vitaminë C 26,4 mg/100gr 12,20%

Vitaminë B1 1 mg/100gr 0,90%

Vitaminë B6 2,7 mg/100gr 2 %

Vitminë E 1,5 mg/100gr 2 mg/ 100gr

Nikotinë amid 17 mg/100gr 95,80mg/100gr

Kalcium 30 mg/100gr 106,0 mg/100gr

Hekur 2,5 mg/100gr 3,30mg/100gr

Kësaj duhet shtuar edhe faktin se prodhimi përmban emulgatorë, lloji i të cilit nuk saktësohet, si dhe është cekur se “Mund të përmbajë lajthi në sasi të vogël”. Dihet se disa lloje të emulgatorëve mund të jenë fatalë për disa konsumatorë dhe se mund të shkaktojnë alergji me pasoja të paparashikueshme – duhet të kemi parasysh se disa konsumatorë janë alergjikë edhe ndaj lajthisë.

Jemi të brengosur në lidhje me përdorimin e sojës në prodhim të “Plazma Keks”, meqenëse globalisht ka dyshime të arsyeshme se soja, përkundër disa vetive të mira, është e dyshuar për prishjen e balancës hormonale ( te gjinia femërore), për shkaktimin e akneve në fytyrë dhe ndërlikime tjera shëndetësore. Për këto arsye në shumë shtete ndalohet përdorimi i sojës, ndërsa soja GjM ndalohet edhe për ushqim të kafshëve. Për të njëjtat arsye edhe prodhuesi “Bambi” për një kohë relativisht të gjatë ka hezituar ta njoftojë konsumatorin për këtë zëvendësim të përbërësve në “Plazma keks”.

“Bambi” thirret në certifikatën “Hallall” nga Bashkësia Islame e Serbisë, pavarësisht faktit se kjo bashkësi nuk ka kompetenca mbi tregun e Kosovës dhe nuk do të duhej të lëshonte certifikatë të tillë për shtetin i cili që nga shkurti 2008 edhe juridikisht është i ndarë dhe i pavarur nga Serbia.

IKSHPK, AVUK dhe inspektoratet e Kosovës duhet të verifikojnë këto analiza dhe ta marrin në mbrojtje konsumatorin menjëherë si dhe të urdhërojnë tërheqjen e “Plazma keksit” nga pikat shitëse deri në vendimin e ri, i cili do të dalë nga konstatimi i fakteve të ofruara nga organizata Konsumatori.

Përderisa qeveria dhe institucionet tjera nuk ndërmarrin asnjë veprim konkret për të mbrojtur konsumatorin në këtë aspekt, është e qartë se konsumatori do të vetëmbrohet duke shfrytëzuar institucionin themelor demokratik të protestës dhe çdo institucion tjetër demokratik me synim ndalimin e plotë të mallrave të rrezikshme, aplikimin e plotë të ligjeve që ofrojnë mbrojtje e siguri për konsumatorin dhe arritjen e reciprocitetit të plotë ekonomik e tregtar me Serbinë, thuhet në komunikatën për medie të kreut të kësaj organizate, Selatin Kaçaniku. /koha/

Kur ta filloj jetën seksuale?
Kjo është pyetja që ma bëjnë shpesh adoleshentët e rinj. Përgjigja ime e qartë dhe e prerë për ata që më pyesin, për shokët, për prindërit dhe mësuesit e tyre është: Çfarëdo lloj marrëdhënie që keni me njëri-tjetrin, mos bëni seks anal dhe vaginal, përpara se të bëheni 18 vjeç. Nga Dr.Adem Harxhi

Me këtë nuk dua të them se të rinjtë nuk janë seksualë pa u bërë 18 vjeç. Njerëzit janë seksualë që kur lindin.

Ajo që unë dua t’u them të rinjve është se në vartësi të moshës, të kulturës, të edukimit, të bazës familjare e shoqërore, marrëdhëniet seksuale të rinjve kanë disa stacione. Këto vendndalime janë: Puthjet, përkëdheljet, masturbacioni, loja seksuale pa penetrim (extracoursa), seksi oral. Të gjitha këto japin shumë kënaqësi dhe kanë më pak rreziqe për shëndetin e të rinjve, nga sa ka seksi penetrant (interkursa) vaginal ose anal.

Unë njoh shumë të rinj të moshës 13,14,15, vjeç, që bëjnë, ose përgatiten të bëjnë, interkursë vaginale. Në blogun w.w.w.seksologu.com, shumë adoleshente dhe adoleshentë bëjnë pyetje dhe marrin përgjigje për jetën e tyre seksuale. Ata thonë se bëjnë interkursë, pa ditur si ta bëjnë atë. Shumica e tyre bëjnë interkursë pa masa mbrojtëse. Unë dëshiroj dhe i këshilloj të gjithë këta të rinj që të mësojnë më shumë për seksin dhe të bëhen më të mençur, lidhur me mbrojtjen prej sëmundjeve infektive seksuale dhe për kontrollin e lindjes .

Edhe pse fizikisht këta të rinj janë gati për të bërë interkursë, do të bënin mirë ta shtynin kryerjen e marrëdhënieve penetruese vaginale. Sa ta shtyjnë? Ta shtyjnë deri sa të ndjejnë se edhe emocionalisht janë gati dhe janë plotësisht të informuar për rreziqet që ka seksi vaginal. Kjo përgatitje e domosdoshme, zakonisht, nuk ndodh përpara viteve të fundit të adoleshencës, ose me fillimin e viteve të njëzeta. Por ka disa të rinj për të cilët edhe mosha 21 vjeçare është shumë e re për të filluar interkursën seksuale.

Unë e kuptoj, që shumë nga të rinjtë ndjejnë se janë gati për interkursë që në moshë të hershme. Por, më besoni, për shumicën e të rinjve, kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk janë gati për përgjegjësitë dhe pasojat që mund të ketë interkursa, përfshi edhe pasojat e saj në gjendjen e tyre emocionale. Ata nuk do të jenë gati përpara se të bëhen 18 ose 19 vjeç.

Të gjithë të rinjtë janë seksualë!. Unë e them këtë me zë të lartë dhe shpresoj që të rinjtë do të më kuptojnë drejt. Ata duhet të kuptojnë dhe ta mbajnë mend mirë, se seksi vaginal dhe anal, nuk janë të vetmet akte seksuale që japin kënaqësi.

Shumë nga prindërit dhe mësuesit bëjnë gabim, kur e barazojnë seksin me seksin penetrant vaginal. Seksi përfshin edhe akte të tjera kënaqësie, siç janë puthjet e thella ose franceze, masturbacioni, extrakursa (fërkimet erotike pa penetrim, zakonisht, mbi teshat), stimulimin me duar të gjinjve, të gjenitaleve dhe seksin oral. Të gjitha këto janë akte seksuale dhe mund t’u çojnë, lumturisht, deri në orgasma të shëndetshme, që do t’u çlirojnë nga stresi.

Adoleshentët duhet ta përfytyrojnë jetën e tyre seksuale si një tren, që përshkon një rrugë të gjatë me shumë stacione. Mosha dhe pjekuria e tyre, si dhe ndihma e personit që i besojnë, janë ato që përcaktojnë stacionin seksual ku duhet të qëndrojnë. Për të rinjtë, seksi, duhet të jetë një magji inspiruese edhe kur puthen dhe kur përkëdhelen si dashnorë për orë të tëra, edhe kur eksperimentojnë sjellje të tjera seksuale më intensive. Përcaktimi me kujdes dhe realisht i stacioneve seksuale, ndihmon mirëkuptimin e ndërsjelltë në marrëdhënien e të rinjve.

Të kërcejnë në një marrëdhënie seksuale të thellë, shumë larg dhe shumë shpejt, duke i kapërcyer stacionet seksuale, është gabim dhe këto gjykime të gabuara kanë kosto. Shpesh, ato çojnë në shtatzëni të padëshiruara, në sëmundje infektive seksuale (SIS) dhe në dëmtime psiko-emocionale të rëndësishme. Është në dorën e tyre që t’i evitojnë të gjitha këto.

Në çdo rast, ata duhet t’i rezistojnë tundimit për të shkuar tej nivelit të gatishmërisë së tyre emocionale, tej dijeve të tyre seksuale dhe tej intimitetit të tyre seksual.

Vajza dhe gra të rritura, tregojnë për shumë histori seksuale të mëparshme, që kanë kaluar pa asnjë vlerë emocionale në jetën e tyre. Ato edhe pse e kanë ndjerë vëmendjen e dashnorëve në kohën që bënin seks, më vonë, u ndjenë të zhgënjyera prej tyre, veçanërisht, kur ata shkuan me partnere të tjera seksuale.

Seksi të bën të ndjehesh mirë, por, kur nuk të vinë më zakonet, ankthi se ke mbetur shtatzënë është shumë i dhimbshëm. Janë me qindra vajzat e reja që më pyesin të shqetësuara: A kam mbetur shtatzënë?.

Një vajzë që mbetet shtatzënë duhet të zgjedhë: ta mbajë fëmijën apo do të bëjë një abort. Shumë vajza të reja që i kanë mbajtur fëmijët tregojnë të dëshpëruara, se shtatzënia e padëshiruar në adoleshencë u a ka prishur krejt rininë e tyre “normale”. Ato humbën gjithçka të rëndësishme nga jeta e tyre shoqërore. Shumë prej tyre nuk mbaruan dot as gjimnazin. U bënë prindër në një moshë, kur kanë nevojë vetë për prindër që të rriten dhe kur akoma nuk janë të afta ta përballojnë financiarisht jetesën e tyre.

Edhe ato nëna të reja, që i lindën fëmijët dhe i dhanë ata për adaptim, ose i flakën në koshin e plehrave, gjatë gjithë kohës kanë jetuar me ankth.

Ka edhe më. Vajzat e reja, që bëjnë seks të pambrojtur kur nuk kanë arritur akoma moshën 17 vjeç, sipas statistikave, sëmuren më shpesh me kancerin e qafës së mitrës.

Trupi i adoleshenteve të reja, nuk është akoma i zhvilluar mirë për të mbajtur një shtatzëni dhe mund të ndodhin gjëra që kërcënojnë jetën e nënës dhe të fëmijës. Mos u çuditni kur dëgjoni, se gjatë lindjes, disa nga këto vajza kanë vdekur.

Shumë vajza që mbeten shtatzëna, vendosin ta prishin shtatzëninë duke bërë aborte. Por, aborti nuk është një zgjidhje e dëshiruar. Aborti është një ndërhyrje brutale, në proceset hormonale që zhvillohen në trupin e vajzës shtatzënë dhe kjo është me pasoja për shëndetin e vajzës më vonë. Aborti, si çdo ndërhyrje kirurgjikale, ka edhe komplikacione. Mund të ndodhin infeksione të rrugëve të lindjes, që e bëjnë të pamundur konceptimin dhe lindjen e fëmijëve më vonë. Infeksionet ndonjëherë janë shumë të rënda që, ndonjëherë,rrezikojnë edhe jetën e vajzës. Seksi penetrant vaginal dhe anal janë shkaku kryesor i infektimit të të rinjve me HIV/AIDS. Infeksionet seksualisht të transmetueshme, janë shumë të përhapura midis të rinjve që fillojnë të bëjnë seks herët dhe ky është një problem shumë serioz, veçanërisht, për vajzat e reja. Kjo ndodh sepse shumica e këtyre të rinjve bëjnë seks të pambrojtur. Infeksionet që transmetohen seksualisht janë sëmundje serioze, që ndonjëherë mbeten për gjithë jetën, ose çojnë edhe në vdekje.

Gratë që e kanë filluar jetën seksuale përpara moshës 18 – 19 vjeç, tregojnë se seksi i hershëm është shumë i mërzitshëm, aspak special dhe se do të donin të mos e kishin bërë kurrë. Ato tregojnë se në krahasim me shoqet e tyre seksualisht jo aktive në rini, ishin më pak të interesuara për seks në moshën 20 – 40 vjeç dhe kjo ka krijuar shumë probleme me partnerët e tyre.

Shumë vajza 13-16 vjeçare, mendojnë se aktiviteti i hershëm seksual do t’u sjellë shumë gjëra të rëndësishme. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Ato mendojnë se duke bërë seks, do t’i mbajnë djemtë për kohë më të gjatë afër vetes, do të gjejnë dashurinë, do të jenë më popullore midis shokëve dhe do të duken më të rritura .

Ka një fakt jetësor: 99.99% e njerëzve KURRË NUK E HAROJNË partnerin e interkursës së parë seksuale. Kjo ndodh sepse ky është një hap me shumë rëndësi. Një hap të cilin kurrë nuk e kthen dot mbrapa. Ky hap ka ndikim të thellë emocional, që pak të rinj e të reja nën moshën 18 vjeçare, kanë aftësinë ta menaxhojnë .

Të rejat e mendojnë kryerjen e marrëdhënieve të para seksuale si momentin më të lumtur, por nuk duhet të harrojnë se realiteti mund të mos përputhet me fantazitë e tyre. Shumë njerëz zhgënjehen nga akti i parë seksual. Ai mund të jetë shqetësues, alarmant, shtazor dhe pa asnjë kënaqësi.

Ka shumë djem e vajza e shohin interkursën e parë seksuale si gjë pa rëndësi “Ohu. Punë e madhe” thonë ata, por e vërteta nuk është kështu.

Seksi me dikë përmirësohet me kohë dhe eksperiencë, ashtu siç përmirësohet loja në piano ose të ngasësh biçikletën. Kush del që ditën e parë në koncert dhe kush del që ditën e parë në rrugë me biçikletë. Interkursa e parë që të jetë e kënaqshme kërkon njohje të gjatë me njeri-tjetrin, kërkon besim, komunikim dhe përkushtim të mirë me shokun./shekulli/