Lidhja që tronditi Kinën

Lidhja që tronditi Kinën

Lidhjet midis muzikantëve dhe modeleve janë të zakonshme në botën e artit.

Megjithatë, një marrëdhënie e një prej këngëtarëve më të famshëm pop në Kinë, Zhang Muyi, ka ngjallur një tërbim popullor, pasi ai shpalli dashurinë e tij për një modele e cila është vetëm 12 vjeç.

Ndonëse Akama Miki, me banim në Kanada, është ende në një moshë të mitur, çifti shkëmben vazhdimisht mesazhe romantike nëpërmjet një rrjeti shoqëror.

Pak pasi Miki mbushu 12 vjeç, ajo shkroi në faqen e saj në “Twitter”, ku ka 500 mijë ndjekës, “më prit deri sa të rritem mjaftueshëm për t’u martuar dhe atëherë do të të them po”.

I dashuruar, i riu i ktheu një përgjigje gjithashtu romantike: “Po pres me padurim që të gjithë ditëlindjet e tua të ardhshme të kalojnë. Do të numëroj secilën prej tyre”.

Që prej atëherë, çifti ka regjistruar disa duete dhe kanë publikuar video e foto me njëri-tjetrin, të konsideruara nga një pjesë e madhe e publikut si “të sëmura”, për shkak të moshës së vajzës.

Megjithatë, ndonëse ligji në Kinë dënon si pedofili marrëdhëniet me vajza nën 15 vjeç, ndryshe nga disa vende perëndimore, nuk ka një ligj që të dënojë këtë raport romantik midis së miturës dhe këngëtarit të famshëm.