Lideri i AAK e quan “zagar” Lubonjën!

Lideri i AAK e quan “zagar” Lubonjën!

Lideri i AAK e quan “zagar” Lubonjën!Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për akuzat e rënda të publicistit shqiptar Fatos Lubonja, i cili e quajti Haradinajn vrasës. 

Në një intervistë për “Presheva Jonë”, Haradinaj i kujton Lubonjës aktvendimin e Gjykatës së Hagës ku, sipas tij, thuhet se Ramush Haradinaj jo se nuk ka bërë, nxit apo ndihmuar keqtrajtimin e shqiptarëve, serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë, por ai ka marrë masa dhe ka bërë përpjekje të pa rreshtuar që këto gjëra të ndalohen maksimalisht.

“Megjithatë unë kam zgjedhur një kurs të veçan veprimi nga të tjerët, nuk e kam ndërmend të merrem me askënd, e thash edhe më herët është koha e “zagarëve”, prandaj edhe nuk është çudi, Serbi dhe greku ka pasur përherë zagarët e vet ndër shqiptarët” ka deklaruar ish-kryeministri Haradinaj.

 

  • mirja

    2 lloje vrasjesh egzistojn ne ket bot ai i vrasisit dhe ai ne brojtje e se nuk gjuhet vrasje po mvaret ne cilen ane je esht shum me rensi kjo