LG prezanton modelin AKA, telefonin me “sy”

LG prezanton modelin AKA, telefonin me “sy”

LG prezanton modelin AKA, telefonin me “sy”LG ka prezantuar një model të ri të telefonit të mençur në Android, të quajtur LG AKA, që është i dizajnuar për njerëzit në vendin e saj të origjinës, përkatësisht në Korenë e Jugut, të cilët duan pak më shumë personalitet në pajisjen e tyre mobile. AKA do të vijë në katër “karaktere” të ndryshme virtuale nga të cilat përdoruesit mund të zgjedhin.

Telefoni i ri i LG vjen me ekranin prej 5 inç dhe mbështjellësin që mbulon tre të katërtat e anës së përparme të pajisjes. Pjesa tjetër e mbetur e telefonit është e rezervuar për të treguar sytë virtual të telefonit që përfaqësojnë katër karaktere.

Të gjitha këto karaktere kanë personalitetin e tyre dhe tregimet prapa tyre, dhe me këtë LG shpreson se AKA do tu ndihmojë përdoruesve të telefonit të lidhen më shumë me pronarët e tyre.

Karakteristikat harduerike të LG AKA janë të një telefoni mesatar, megjithatë i njëjti ofron Android Kitkat me një procesor prej 1.2 GHz, 1.5GB RAM, 16GB hapësirë të magazinimit të brendshëm, dhe kamerën e pasme me 8MP, si dhe atë të përparmen me 21.MP. LG AKA është planifikuar të dalë në Korenë e Jugut me një çmim prej 460 dollarëve.