Lesotho njeh pavarësin e Kosovës

Lesotho njeh pavarësin e Kosovës

Lesotho njeh pavarësin e KosovësLesoto e ka njohur pavarësinë e Kosovës, njofton kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook. Lesoto bëhet kështu shteti i 106 që njeh Republikën e Kosovës, pak ditë para festimit të 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Sapo u informuam se Mbretëria e Lesotho, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën. U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit”, shkruan kryeministri Thaçi në Facebook.

Lesoto ndodhen në pjesën jugore të Afrikës dhe është i kufizuar nga të gjitha anët nga Republika e Afrikës së Jugut. Ka një sipërfaqe prej 30,355 km² dhe një popullsi prej 2 milion 267 mijë banorë.

Kryeqytet dhe qyteti më i madh është Maseru. Rreth 40% e popullsisë jeton nën nivelin ndërkombëtar të varfërisë me rreth 1.25 dollarë në ditë.