Lëshohet urdhër arresti për Viktor Yanukovich

Lëshohet urdhër arresti për Viktor Yanukovich

Lëshohet urdhër arresti për Viktor YanukovichUshtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakhov, deklaron se është dhënë një urdhërarrest për ish-presidentin e Ukrainës Viktor Yanukovich, i cili së fundit është parë në gadishullin pro-rus të Krimesë.

Në deklaratën e sotme në faqen zyrtare në Facebook, Arsen Avakhov, është shprehur se ish presidenti Yanukovich kishte arritur mbrëmë në Krime, por saktësisht nuk dihet se ku është vendndodhja e tij.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm tha se është lëshuar një urdhërarrest për Yanukovichin dhe për disa zyrtarë të tjerë të cilët janë të dyshuar për vrasje masive të civilëve gjatë protestave anti-qeveritare në Kiev.

Yanukovich mund të vihet para drejtësisë, pas ushtrimit të një presidence të trazuar, në të cilën ai keqpërdori autoritetin dhe pasuroi aleatët e tij.