leonora_jakupi_06 (1)

Leonora Jakupi së shpejti me baladë

Përveç angazhimeve të shumta nëpër programe festive, Leonora është kujdesur që për fansat e saj të sjell edhe një këngë të re. Si dhuratë për këtë fund viti ajo ka sjell një baladë, të cilës ka në plan t’ia realizojë edhe videoklipin.

“Në kuadër të disa këngëve të reja, këtë vit kam edhe një baladë të cilës e kam ndërmend sa më shpejt t’ia realizojë edhe klipin. Është baladë e cila është bërë në studion e Ilir Tolaj. Është kompozim i Ilirit e gjithashtu edhe teksti është i tij. Për titull nuk kemi vendosur ende”, është shprehur Leonora për të gazetën “InfoPress”.

E ndërsa krijimin e fundvitit ajo zgjodhi që ta realizoj si baladë, këngëtarja ka bërë me dije se ndjehet mirë te secili zhanër që ajo interpreton.

“Kryesisht te balada, këngët emotive, ndjehem mirë. Mirëpo i dua edhe këngët me ritëm. Kështu që të gjitha këngët që i interpretoj, ndjej të njëjtin emocion”, ka shtuar këngëtarja.