610x_130808_thumb_large

Leonardo thërret Ancelottin

Leonardo e ka thirrur Carlo Ancelottin, për t’ia treguar gatishmërinë e Paris Saint Germainit që ta emërojë trajner. 

Sipas të përditshmes franceze, L’Equipe, pasi e mori dritën e gjelbër nga kryesia, drejtori sportiv i klubit parisien e ka telefonuar ish trajnerin e Juventusit, Milanit e Chelseas, për t’ia ofruar bankinën, të cilën aktualisht e udhëheq Antoine Kombouare.

Ky i fundit ka marrë vetëm një pikë në dy xhirot e para, kështu që pozita e tij po lëkundet.

Trajneri italian nuk e ka refuzuar klubin nga kryeqyteti francez, por duket se palët nuk kanë arritur ende ndonjë marrëveshje.