Leite Kaka: Do të qëndroj te Reali

Leite Kaka: Do të qëndroj te Reali

Ylli i Real Madridit, Leite Kaka, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi mbretëror, përkundër faktit se ai ende po lufton për mintuazh.

Kaka shfaqi formë të mirë në disa ndeshje për Real Madridin, ku fitoi pak a shumë besimin e Mourinhos, megjithëse nuk arriti të nxjerrë nga ‘loja’ Luka Modricin dhe Mesut Ozilin.

“Unë jam i kënaqur këtu. Unë po stërvitem dhe jam duke punuar. Kurrë nuk jam penduar që kam zgjedhur Realin dhe jam vazhdimisht në dispozicion të trajnerit. Nuk mendoj të largohem”, ka thënë Kaka.