Legjislacioni i Biznesit, nis funksioni online

Legjislacioni i Biznesit, nis funksioni online

Regjistri elektronik për Legjislacionin e Binzesit tanimë është funksional duke lehtësuar kështu subjektet e interesuara për tu informuar në ndryshimet që bëhen në dokumentat zyrtare.

Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit së bashku më zëvëndës ministrin e Ekonomisë ka lancuar faqen e internetit që do të ofrojë shërbimin. 

Para punonjësve të administratës dhe përfaqësuesve të bizneseve është bërë një prezantim për mënyrën e lundrimit në këtë faqe interneti.

Regjistrit Elektronik për Legjislacionin e Biznesit përmban të gjithe Legjislacionin që lidhet direkt apo indirekt me funksionimin dhe zhvillimin e biznesit, në të gjitha fushat e veprimtarisë së tij. Ai është dizenjuar për të ndihmuar kryesisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe publikun në përgjithësi për të gjetur informacion të një natyre Rregullatore, lidhur me nisjen dhe zhvillimin e biznesit.