Ledina Çelo kthehet në Tiranë

Ledina Çelo kthehet në Tiranë

Pas publikimit në Gjermani të këngës së saj më të re e cila erdhi nën titullin ’Can you touch me baby’, Ledina Çelo ka mbërritur në Tiranë për të takuar nënën dhe të afërmit e saj.

Pasi provoi suksese të mëdha në vendin ku ka vite që jeton dhe zhvillon karrierën, Ledina i rikthehet vendlindjes së saj, por këtë herë jo për punë apo koncerte.

Gjithçka është e fokusuar tek familja e saj dhe sigurisht takime me miqtë e saj më të mirë, njofton Ballkanweb.

Vizita do të jetë tepër e shkurtër, ndërsa këtë fillim javë këngëtarja e njohur Çelo do të marrë sërish avionin për të fluturuar drejt Gjermanisë ku e pret bashkëshorti i saj dhe pjesa tjetër e familjes.