LDK preferon aleancë qeverisëse me AAK-në

LDK preferon aleancë qeverisëse me AAK-në

LDK preferon aleancë qeverisëse me AAK-nëKryetari i LDK-së, njëherazi edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka thënë se partia që ai drejton pas zgjedhjeve të ardhshme do të jetë në qeveri, dhe natyrisht se është e obliguar që me ndonjërën nga partitë të jetë në koalicion.

Por, sipas tij, elektorati i LDK-së  e sheh si më të preferueshëm një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton rtk.

Kryetari i LDK-së, Mustafa ka hedhur poshtë mundësinë e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës. Në një intervistë në Klan Kosova, Mustafa ka theksuar se pas konsultimit me elektoratin kanë nxjerrë një përfundim, se një koalicion i tillë nuk ka përkrahje.