LDK mohon marrëveshjen me PDK-në

LDK mohon marrëveshjen me PDK-në

LDK mohon marrëveshjen me PDK-nëLidhja Demokratike e Kosovës ka demantuar shkrimet e medieve shqiptare për një koalicion PDK- LDK.
Anëtari i kësaj partie, Bajram Gecaj, ka thënë për Gazetën Blic se kjo nuk është e vërtetë.

“Siç edhe janë në dijeni mediat, Kryetari Mustafa është takuar sot me partnerët e Koalicionit të Madh për më se dy orë, ku janë diskutuar rrethanat më të reja në skenën politike Kosovare.

Ashtu si ka deklaruar edhe Kryetari Limaj pas takimit, koalicioni është i qëndrueshëm, i fuqishëm, i bashkuar, dhe i vendosur se institucionet do të formohen nga shumica parlamentare e këtyre katër partive partnere. Pa marrë parasysh disa zëra të ngutshëm të ditëve të fundit, takimi i sotëm ka vërtetuar edhe një herë se objektivi fillestar i dërgimit të PDK-së në opozitë është ende qëllimi kryesor i partneritetit te katër forcave politike shqiptare”, tha Gecaj për Gazetën Blic.

Portali Lapsi.al ka raportuar se LDK e PDK janë marrë vesh për koalicion, ku Isa Mustafa do të jetë kryeministër e Hashim Thaçi president i vendit./ Gazeta Blic/