Lavdrim Muhaxheri: Nuk e dini çfarë ka ndodhur, Zoti ju mallkoftë

Lavdrim Muhaxheri: Nuk e dini çfarë ka ndodhur, Zoti ju mallkoftë

Lavdrim Muhaxheri: Nuk e dini çfarë ka ndodhur, Zoti ju mallkoftëMuhaxheri, i cili tashmë është pjesë e grupit paramilitar të shtetit islam të Irakut dhe shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, e që tmerroi opinionin publik me veprimet e tij barbare, me prerjen e kokave të njerëzve, së fundmi po gjen kohë që të arsyetohet tek komentuesit e faqes së tij në Facebook.

Ofendimet ndaj tij kanë qenë të pafundme, por ai është përgjigjur duke thënë:

“Mos fol kështu oj fëlliqësirë, po mas pari ju se dini ngjarjen se çfarë ka ndodh e tani ktu boni fjalë palidhje. Zoti ju mallkoftë”.

E të gjitha këto kanë ardhur menjëherë pasi ai ka postuar fotografi në të cilën shihen njerëz të vrarë, të mbuluar në gjak.