Laurent Blanc: Ibrahimovic në top formë

Laurent Blanc: Ibrahimovic në top formë

Laurent Blanc: Ibrahimovic në top formëTrajneri i Paris Saint-Germainit, Laurent Blanc mendon se Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar në sezonin më të mirë të karrierës.

Sulmuesi suedez ka realizuar 40 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon me PSG-në, ndërsa po mundohet ta ndihmojë ekipin e tij ta fitojë sërish titullin në Ligue 1 dhe të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Dhe, ish përfaqësuesi francez beson se ish futbollisti i Barcelonës dhe Milanit mund ta mbajë formën e mirë deri në fund të sezonit.

“Zlatan është golashënuesi ynë numër një. Ju vetëm mund t’i shikoni statistikat dhe ta shihni se sa i rëndësishëm është”, deklaroi Blanc në konferencë për shtyp.

“Shpresoj që ai të vazhdojë të shënojë në ndeshje të rëndësishme, të cilat na presin. Nuk shoh ndonjë arsye se përse ai të mos e bëjë këtë”.

“Është e rëndësishme që të mund të llogarisësh në një lojtar me aq influencë, sepse kundërshtarët brengosen për të. Ai është duke e shijuar sezonin më të mirë në karrierë”.

“Ai nuk ka fituar ende asgjë, por për momentin, çdo gjë po shkon mirë, sepse rezultatet po vijnë. Mirëpo, ne duhet ta ruajmë formën tonë dhe t’i fitojmë ndeshjet e ardhshme. Dy muajt e ardhshëm do të jenë pa dyshim më të rëndësishmit e sezonit”, përfundoi Blanc.

PSG do të udhëtojë drejt Nice të premten, para ndeshjes së rëndësishme çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat, që zhvillohet javën tjetër në kryeqytetin francez.