LAN-i ia jep kryeparlamentarin PDK-së?

LAN-i ia jep kryeparlamentarin PDK-së?

LAN-i ia jep kryeparlamentarin PDK-së?Treshes LDK-AAK-Nisma i kanë mbetur pak opsione për t’i krijuar institucionet e reja.

Ky bllok politik opozitar i krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, po synon që në seancën e ardhshme të Kuvendit ta votojë Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, burime të gazetës brenda LAN-it, thonë se përfaqësuesit e treshes e kanë kuptuar se do ta kenë të vështirë ta kenë edhe kryeparlamentarin e edhe Qeverinë. Prandaj, sipas këtyre burimeve, tani LAN po e shqyrton mundësinë që posti i kryeparlamentarit t’i lihet PDK-së, ndërsa për krijimin e qeverisë të kërkojnë edhe ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në diskutimet e brendshme është konstatuar se do të jetë e vështirë që blloku të ketë edhe kryeparlamentarin. Aty është diskutuar mundësia që kryeparlamentarit ti lihet PDK-së, ndërkaq që Blloku të ridefinojë marrëveshjen për Qeverinë. Do të nisin bisedimet edhe me VV-në për të parë se si do të mund të dukej një qeverisje e tillë”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti njëri nga zyrtarët që ka marrë pjesë në takimet e LAN-it.