|

Lamborghini Aventador Jota

Në panairin e sivjetmë të veturave në Gjenevë, Lamborghini e ka prezantuar një veturë tjetër koncept, modelin Aventador Jota, i cili tani shkon në prodhim serik.

Jota, ashtu siç ishte pritur, është konstruktuar në bazë të modelit të mëparshëm Aventador, kështu që motori i përmirësuar 6.5 litërsh V12 me 700 kuaj fuqi, transmisioni sekuencial me 7 shpejtësi dhe sistemi i tërheqjes, është marrë pikërisht nga modeli në fjalë.

Kulmi dhe xhami mbrojtës janë hequr plotësisht në krahasim me Aventador, kështu që sugjerohet që pasagjerët e kësaj veture të vishen përshtatshëm, çka përfshinë edhe përdorimin e kapelës.

Për shkak të mungesës së kulmit, konstruksioni nga fibrat e karbonit në masë të madhe janë modifikuar për të fituar një pamje më agresive, ndërsa janë shtuar edhe dy pjesë sigurie prapa ulëseve. Pesha e automjetit është reduktuar si pasojë e mungesës së kulmit, xhamit mbrojtës dhe pajisjes së navigacionit dhe klimës.

Lëkurë karboni dhe formë ekstreme

Përvoja e Lamborghini-t në fushën e materialit me fibra të karbonit, daton qysh para 20 viteve dhe ka kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të teknologjisë së materialit. Në Aventador Jota guacat e ulëseve janë punuar nga fibrat e përpunuara të karbonit, ndërsa mbulesat janë punuar nga pëlhura fleksibile nga fibrat e karbonit, të patentuara nga Lamborghini. Materiali mund të formësohet lehtë, sikurse pëlhura.

Në qendrën e Lamborghini-t Stile, edhe këtë herë janë përpjekur që pamjen e veturës ta përcjell slogani “forma përcjell funksionin”. Edhe këtë model e karakterizojnë sipërfaqe të ashpra dhe precize, të njohura tek Lamborghini. Pjesa e përparme e Aventadora Jota është paksa më e ngushtë se modeli koncept.

Në pjesën e përparme dominon përthithësi i ajrit nga fibrat e karbonit, ndërsa mbrojtësit anësor ngrihen paska lartë. Prania e fibrave të karboni, vërehet në tërë veturën, ndërsa ngjyra e kuqe e përdorur në këtë model, është vërtetë e posaçme me intensitet të lartë dhe me efektin e kromit, e cila është zhvilluar për këtë model.

Edhe fellnet janë punuar në mënyrë të posaçme për Jota-n, ku të parat janë 20, ndërsa ato prapa janë 20 inç.

Minimalja në interier

Në Jota eksterieri dhe interieri janë të lidhur ngushtë. Shiriti i kuq niset nga pjesa e përparme, hyn në brendi, mes dy drejtuesve të ajrit, përtej konzolës qendrore dhe tunelit, mes ulëseve, braktisë brendinë dhe takohet me kapakun e motorit.

Kështu, shiriti lidh pjesën e përparme dhe atë prapme dhe bën një kufi vizual me pesës së vozitësit dhe bashkë-udhëtarit. Jota nuk ka sistem të navigacionit, audio-sistem, klimë dhe as ekran në konzolën qendrore, sepse ato vetëm sa do ta largonin vëmendjen e udhëtarëve nga kënaqësia e vozitjes me kulm të hapur.

Një bishë nën kapakun e motorit

Siç e cekëm në fillim, motori i Aventador Jota, por tani i përmirësuar, është marrë nga modeli i mëparshëm Aventador. Bëhet fjalë për versionin 6.5 litërsh V12 i cili ofron me 700 kuaj fuqi, ndërsa vjen në kombinim me transmisioni super të shpejtë sekuencial ISR me 7 shpejtësi.

Dhe një motor i tillë vërtetë të ofron një kënaqësi të pa përshkruar në vozitje, pasi ka një zhurmë unike dhe e bën Aventador Jota-n, një mbret të rrugës. Ky motor përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 3.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 300 km/h, edhe pse mund të shkojë edhe më shpejtë.

Sa i përket harxhimeve, ai që vendos për ta blerë atë, as që do të interesohej fare, por prapë ne do t’i zbardhim ato, ku për 100 kilometra të kaluara, harxhon 19.4 litra. Çmimi një imtësi e vogël, vetëm 2 milionë dollarë.

Etiketa:

Komentoni