Lajme.Org » Maqedoni

Tërmet në Shkup
Në Shkup dhe rrethinë sot në mëngjes është regjistruar një tërmet.

Instituti Seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup bëri të ditur se tërmeti është ndjerë rreth orës 08 me fuqinë prej 3 deri në 4 gradë, sipas Shkallës makroseizmike evropiane.

Sipas Institutit, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Shkup. Muajve të fundit në disa zona të vendit janë ndjerë tërmete me fuqi të vogla. (INA)

Ahmeti e Thaçi heqin dorë nga mandatet e deputetit
Dy liderët e partive më të mëdha shqiptare, Ali Ahmeti i BDI dhe Menduh Thaçi i PDSH, do të heqin dorë nga parlamenti dhe do t’u përkushtohen vetëm punëve në parti- raporton Lajmpress.

Duke qenë se 2012 është një vit parazgjedhor, të dy liderët këmbëngulin që t’i fitojnë zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, prandaj kanë menduar që të heqin dorë nga mandatet i deputetit.

Burime brenda BDI-së pohojnë se për shkak të angazhimeve të shumta lideri i tyre do ta dorëzojë mandatin e deputetit dhe do të përqendrohet me organizimet në parti. Po ashtu edhe burime të besuara të PDSH-së pohojnë se Thaçi do të heqë dorë nga puna në parlament dhe do të merret me organizimin e brendshëm të partisë me qëllim që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Akuza të ndërsjella për incidentet
Parti të caktuara opozitare janë fajtore për krijimin e gjendjes së padëshiruar të ditëve të fundit në Maqedoni, ku mbi baza etnike e fetare janë fyer qytetarët. Kështu është shprehur kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, duke shtuar se situata e krijuar është fryt i personave të motivuar politikisht, të cilët dëshirojnë të nxisin konflikte të reja.

“Atë që mund ta them lidhur me ngjarjet e fundit në objektet fetare është fryt i personave të motivuar politikisht nga opozita, të cilët nuk shohin mënyrë tjetër si t’i përfitojnë simpatitë e qytetarëve. Me këtë ata tentojnë ta komprometojnë punën e partive të pozitës, duke krijuar konflikte në shoqëri. Mendojnë se në atë mënyrë do t’i tërheqin simpatitë e qytetarët dhe se qytetarët do të dëshpërohen nga partitë në pushtet dhe do të kthehen drejt disa partive të caktuara opozitare”, tha Gruevski.

Në anën tjetër, nënkryetari i LSDM së opozitare, Gordan Georgijev ka kritikuar ashpër partnerët e koalicionit për nxitje të urrejtjes ndëretnike e ndërfetare në vend. Sipas tij, në Maqedoni po përsëriten skenarët e së kaluarës. Numri “dy” i LSDM së konsideron se ndarjet vetëm e dëmtojnë imazhin politik, kurse në fund të gjithë dalin humbës.

“Autor i këtyre ndasive në vend padyshim është VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski. Dihet se kush e bën atë dhe kush e mban pushtetin sipas parimit “përçaj e sundo”. Saktësisht para një viti ndodhi incidenti në Kala dhe aktorë kryesorë ishin BDI-ja dhe VMRO-DPMNE. Ja, një vit pas atij incidenti, ndodh incidenti në Vevçani, ndodhin incidentet tejet joserioze në Strugë, me ndezje dhe sërish aktorë kryesorë janë VMRO-DPMNE dhe BDI”, tha Georgijev.

S’ka bashkëpunim mes Thaçit dhe Osmanit
Në takimin e mbrëmshëm kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka njoftuar kreun e RDK-së, Rufi Osmani se nuk do të ketë bashkëpunim mes këtyre dy partive.

Këtë vendim Thaçi pritet t’ia bëjë të ditur edhe kryesisë qendrore të partisë e cila është u mbledh mbrëmë në Tetovë. Shkaku i ndërprerjes së bisedimeve në unifikimin e opozitës shqiptare ka qenë takimi i Osmanit me nënkryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev në Strumicë ditë më parë.

Fillimisht për takimin dhe temën e bisedës mes Zaevit dhe Osmanit reagoi anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Orhan Ibrahimi. Ai kishte kërkuar mbledhje urgjente të Kryesisë Qendrore të partisë së tij për të shqyrtuar bashkëpunimin e mëtejmë me partinë e Osmanit.

Qeveria pa masa për ngjarjet në Strugë
Qeveria e Maqedonisë akoma nuk ka shprehur ndonjë qëndrim apo vlerësim zyrtar lidhur me tensionet e fundit dhe incidentet në rajonin e Strugës.

Mbrëmë në fshatin Labunishtë u dogjën ambientet ndihmëse të kishës “Shën Nikolla” të fshatit, ndërsa me ndërhyrjen e shpejt të banorëve lokal dhe zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pasur asnjë dëm të shkaktuar në brendinë dhe pjesën e jashtme të kishës.

Kryeministri Nikola Gruevski po vijon vizitën e tij në Turqi, ndërsa deri tani Qeveria nuk ka mbajtur ndonjë seancë të jashtëzakonshme për të hartuar strategji për uljen e tensioneve dhe rritjen e kapaciteteve për siguri dhe mirëbesim ndëretnik.

Në rajonin e Strugës deri tani nuk ka qëndruar asnjë nga ministrat e Qeverisë, raporton Ina.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dje bëri thirrje për mobilizim të të gjitha forcave konstruktive për të ruajtur stabilitetin e përgjithshëm dhe për të mos u bllokuar proceset integruese.

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka dënuar aktet e fundit të dhunës dhe sidomos tentimin për djegien e kishës në Labunishtë, duke bërë thirrje për ulje të tensioneve. Ai me këtë rast ka fajësuar komunën e Vevçanit si katalizatore të incidenteve dhe tensioneve të fundit.

Dy incidente në Strugë
Dy incidente kanë ndodhur mbrëmë në Strugë, duke tensionuar situatën dhe marrëdhëniet ndëretnike, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Incidenti i parë ka ndodhur rreth orës 19.00, kur një grup i panjohur në afërsi të fshatit Veleshtë kanë sulmuar me gurë autobusin me udhëtarë të linjës Strugë – Vevçan të kompanisë “Sprija”.

Autobusi u sulmua në dalje të fshatit Veleshtë dhe se grupi sulmues është larguar pasi që ka thyer njërin nga xhamat e autobusit, me ç`rast ka marrë plagë shoferi i autobusit.

Incidenti i dytë ka ndodhur pranë Shtëpisë së Kulturës në Strugë, kur persona të panjohur kanë djegur flamurin maqedonas.

Stacioni Policor në Strugë ka njoftuar se ekipet policore janë vënë në lëvizje që mbrëmë pas incidenteve për të mbajtur rendin dhe qetësinë, ndërsa dy incidentet janë vlerësuar si të izoluara.

Këto incidente ndodhën  pas protestës së djeshme të besimtarëve mysliman, të organizuar kundër paraqitjeve dhe ofendimeve që u bënë ndaj fesë islame dhe besimtarëve mysliman në Karnevalin e Vevçanit.

Komuna e Vevçanit me më pak 2.500 banorë është fqinje e komunës së Strugës dhe se tradicionalisht organizohen karnevale me përmbajtje improvizuese dhe përqeshëse, që çuan këtë vit edhe me reagimin e Athinës zyrtare për shkak të skenave të improvizuara kundër Greqisë.

Gruevski nuk tregoi çfarë i tha Rasmussen në Bruksel
Takimi i kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe sekretarit gjeneral të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen në Bruksel ka kaluar pa ndonjë njoftim zyrtar nga ana e Aleancës.

Askush nga ambasadorët e NATO-s, por as vetë Rasmussen nuk ka dhënë deklaratë të hapur për media. Arsyetimi është se takimi ishte i mbyllur dhe për këtë arsye nuk ka asnjë njoftim për mediat.

Për ekipin e Gruevskit ishte mjaft e rëndësishme që ta hedhin “topin” në anën e Greqisë, por duket se hedhja e fajit është vetëm një deklaratë e Gruevskit për nevojat e brendshme të shtetit. As pala maqedonase nuk dha ndonjë sqarim se çfarë përgjigje kishte dhënë Rasmussen pas kërkesës së Maqedonisë që me referencën IRJM të anëtarësohet në Samitin e NATO-s në Çikago.

“Fakti se nuk ka ndonjë deklaratë nga Brukseli do të thotë se atje nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve. Ata i dëgjuan argumentet e kryeministrit por mbeten në qëndrimet e mëparshme”, tha ambasadori Nano Ruzhin, njofton Zhurnal.

Konferenca për shtyp nuk është mbajtur me kërkesë të të dy palëve, pasi s’kishte asgjë të re për të thënë. Diplomatët e vlerësojnë këtë gjest si një pajtim me argumentet e Maqedonisë, pasi Greqia është fajtore që nuk lejon anëtarësimin në NATO.

Mësohet se Rasmussen i ka thënë Gruevskit që të vazhdojë të mbështet aktivitetet e NATO-s dhe të bëhet pjesë e misioneve të ndryshme, ndërsa në anën tjetër të punojë maksimalisht që ta zgjidhë çështjen e emrit. Gruevski i pakënaqur për këto përgjigje nuk ka dashur që shumë ta zmadhojë qëndrimin e tij në selinë e NATO-s dhe ka kërkuar që mos të ketë asnjë koment.

Gruevski nga Brukseli lëshoi një mori akuzash ndaj Greqisë
Kryeministri Nikolla Gruevski kërkoi nga numri ‘një’ i Aleancës së Atlantikut të Veriut Anders Fog Rasmusen që Greqia, si anëtare e NATO-s të respektojë parimet e të drejtës ndërkombëtare, ndërsa vendet e aleancës të respektojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pas takimit me Rasmusenin, Gruevski lëshoi një mori akuzash kundrejt Greqisë. Ai tha se ‘de facto’ Maqedonia nuk ka partner të besueshëm për të zhvilluar bisedimet për emrin, pasi Greqia refuzon takimet me pretekstin e krizës financiare.

“Duke u nisur nga fakti se shtylla kryesore kur dikush dëshiron zgjidhje të shpejtë, ka vullnet të fuqishëm dhe të vërtetë për këtë, atëherë ai menjëherë dëshiron të takojë këdo që mund të kontribuojë në ndonjë mënyrë në zgjidhjen e problemit… kur nuk dëshiron, ai i shmang takimet, ndërsa gjatë takimeve i shmang kontaktet direkte.

Kështu që, për momentin ne nuk kemi partner të besueshëm për bisedimet… kryeministri grek thotë se nuk e ndjen këtë çështje në portofolin e tij, por vetëm zgjidhjen e problemeve financiare, ndërsa kandidati i ri për kryeministër e refuzoi takimin. Ne në fakt nuk kemi partner kredibil nëse marrim parasysh edhe faktin se z. Vasilakis shmang takimet me negociatorin tonë të autorizuar në bisedime”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Kryeministri Gruevski ka kërkuar që të rishqyrtohen konkluzionet e Samitit të NATO-s në Bukuresht të vitit 2008, të merret parasysh aktvendimi i gjykatës në Hagë dhe shtetet e NATO-s të kërkojnë nga Greqia të respektojë Marrëveshjen e vitit 1995.

Problemi me emrin është qesharak
Zhan Klod-Minjon, kryetari i ri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot në Strasburg theksoi se Asambleja panevropiane duhet në mënyrë më aktive të përfshihet në zgjidhjen e problemit me emrin.

Çështja për emrin, sipas Zhan-Klod Minjon i përket të ashtuquajturave konflikte të ngrira midis vendeve anëtare të KE-së. Sipas deputetit francez, i cili vjen nga radhët e partive popullore, problemi me emrin është “qesharak” dhe “ai vjen nga një kohë tjetër”.

Kryetari i sapozgjedhur i APKE-së, duke i prezantuar prioritetet e mandatit të ri, theksoi se APKE duhet të luajë një rol më aktiv në zgjidhjen e të ashtuquajturave problemet e ngrira midis vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Në pyetjen nëse sipas tij mund në grupin e “konflikteve të ngrira” të vendoset edhe ai me emrin e Republikës së Maqedonisë, e cila është i vetmi vend në Këshillin e Evropës e cila anëtarësohet në të me emrin e përkohshëm dhe nëse mund të pritet iniciativë për tejkalimin e problemit, Zhan-Klod Minjon u përgjigj: “Harrova ta përmend këtë konflikt. Harrova që kaluam dhe i përkushtuam shumë kohë tentimit që të gjejmë një emër për këtë vend. Problemi me të vërtetë më duket “qesharak”, më falni për shprehjen. Por, kuptohet se edhe këtu duhet të bëjmë diçka. Kuptohet, në zgjidhjen e këtij problemi secili duhet të angazhohet nga ana e tij. Ne mirë e njohim ish-Jugosllavinë dhe shpërbërjen e federatës pas vdekjes së Titos dhe gjithë ajo që ndodhi në të gjitha republikat. Ajo që sot kemi vështirësi që të ‘gjejmë një emër’ për njërën prej atyre ish-republikave më duket si një problem i cili vjen nga një kohë tjetër. Unë harrova ta përmend këtë “konflikt të ngrirë’, por në të vërtetë ne do të duhet të bisedojmë për të me autoritetet kompetente”, deklaroi kryetari i sapozgjedhur i APKE-së, Zhan-Klod Minjon.

Ai sot me aklamacion ishte zgjedhur për kryetar të ri të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Zhan-Klod Minjon është kryetari i 26-të me radhë i APKE-së, i gjashti nga Franca, e cila pas 23 viteve sërish ka politikan të saj në këtë funksion prestigjioz. (INA)

Gruevski: Nimic të shkojë së pari në Athinë
Raundi i fundit i bisedimeve rreth tejkalimit të problemit me emrin që e imponoi Greqia para 15-20 viteve praktikisht i konfirmoi supozimet e mija paraprake se Athina do të tentojë vetëm të blejë kohë dhe ta luajë lojën “plej gejms” me të cilën do të dëshirojë të prezantohet se ajo bën gjithçka, bën shumë përpjekje që të zgjidhet problemi, derisa ne jemi ata kokëfortit dhe të palëshueshmit që nuk dëshirojmë ta zgjidhim problemin, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Nga informatat të cilat i kam marrë ishte e qartë se ndërmjetësuesi Metju Nimic deshi të vijë në Shkup dhe në Athinë gjatë shkurtit. Ai madje ofroi dy data, mendoj se njëra ishte 4 shkurti, ndërsa tjetra 15 shkurti, por nga ana tjetër nuk hasi në ekspansivitet. Ja unë edhe publikisht e konfirmoj se ne jemi të përgatitur në mënyrë maksimale dhe më 4 dhe 15 shkurt ta presim, ta pranojmë dhe të bisedojmë ose në cilëndo datë tjetër të cilën do ta përcaktojë ai në komunikim me Greqinë. Mbetet të shohim nëse Greqia do të pajtohet ta pranojë pasi që ai nëse vjen duhet të vijë në dy shtetet. Kjo është praktikë e tij e zakontë. Që të mos ketë spekulime unë publikisht i bëj thirrje të shkojë në Athinë dhe të vijë në Shkup pasi që kështu është dakorduar, së pari në Athinë pastaj në Shkup, që t’i vazhdojmë bisedimet”, tha Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas përurimit të sallës sportive në SH.F. “11 Tetori”.

Thotë se i vjen keq që Greqia po tenton në këtë mënyrë të blejë kohë që, siç theksoi, të vijë periudha diku nga fundi i marsit kur do të thonë se tani kemi zgjedhje, nuk mund të bisedojmë.

“Megjithatë, kjo u paralajmërua praktikisht pas procedurave të cilat i pamë paraprakisht, procedura në të cilat u prezantuan pozitat më radikale të cilat e kthejnë cilindo në Maqedoni që të arrihet zgjidhje. Më vjen keq që është kështu dhe më vjen keq që akoma bashkësia ndërkombëtare në njëfarë mënyre i mbyll sytë para asaj që po bën Greqia. Se pse e bën këtë mbetet të shohim në periudhën e ardhshme. Megjithatë, shpresoj se siç kalon koha ashtu ky raport i Greqisë do të has në mbështetje gjithnjë e më të vogël te bashkësia ndërkombëtare dhe se nuk do të shkojë gjatë me këtë hap me blerjen e kohës”, deklaroi Gruevski.

Për akuzat greke për parodinë e Karnavalit të Vevçanit kryeministri vlerësoi se theksimi i maskave të Vevçanit si shkak për prolongimin e bisedimeve për tejkalimin e njërit prej problemeve më të mëdha të Ballkanit, si dhe gënjimi i aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së, nuk është asgjë tjetër veç se një parodi më e madhe se ajo në Vevçan.

I pyetur për koment për deklaratat e zëvendës-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit Filip Riker, se është e nevojshme më shumë guxim për zgjidhjen e problemit, kryeministri i Maqedonisë u përgjigj: “Nënkuptohet se ne do të bëjmë gjithçka që të kemi guxim më të madh, por gjithashtu edhe vendet e tjera anëtare të NATO-s duhet të kenë guxim dhe ta pranojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Imami – Xhaferri: Anëtarësimi në NATO i rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami dhe zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi kanë theksuar rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO.

Xhaferri në këtë takim  ripotencoi se fryma e Marrëveshjes së Ohrit mbetet shtyllë kryesore e vendit drejt integrimeve euro atlantike.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, është interes i Shqipërisë që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së kjo për sigurinë në rajon por edhe komunitetin shqiptar në Maqedoni.

Sipas tij rruga drejt NATO-s është rruga më e mirë për një integrim të popujve të rajonit drejt një paqeje dhe stabiliteti.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se siguria është faktori kryesor për integrimin dhe zhvillim ekonomik të një vendi.

Ministri Imami potencoi se Shqipëria është e vetëdijshme që Maqedonia ka përmbushur kërkesat për hyrje në NATO dhe mu për këtë qëllim Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë për një hyrje më të shpejtë në aliancë por për këtë kërkohet një vullnet politik nga qeveria e vendit për tejkalimin e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë. (INA)

Lubço Georgievski: S’ka iluzione, shqiptarët janë 30 për qind
Ish kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski në një intervistë për portalin “Plusinfo”, ka deklaruar se maqedonasit nuk duhet të jetojnë në iluzione sepse shqiptarët në Maqedoni janë 30 për qind dhe këtë duhet ta dinë.

Georgievski ka fajësuar partnerët e koalicionit aktual VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në për dështimin e regjistrimit të popullsisë pasi siç thotë ai, pushteti është frikësuar nga shifrat reale të bashkësive etnike në vend.

“Ky shoqërim i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së njëzëri për ta anuluar regjistrimin e popullsisë më bën të mendoj se që të dyja partitë janë frikësuar nga ajo që e kanë parë tek shifrat. Ne kemi 1.8 milionë votues në 2.1 milionë qytetarë. Vetë kjo është e palogjikshme dhe nuk është në proporcion”, ka thënë Georgievski.

Sipas tij, çështja tjetër është se pala maqedonase do të duhej ta pranojë disfatën në politikën nacionale, që posaçërisht do të shihej tek maqedonasit myslimanë.

“Unë mund t’ju garantoj, pa asnjë burim informacioni, se prej atyre 50-60 mijë maqedonas myslimanë, të cilët janë regjistruar, sot nëse ka 10 mijë të cilët regjistrohen si maqedonas ne duhet të jemi të lumtur. Ky është rezultat i një politike të ashpër dhe nacionaliste të cilën e udhëheq kjo Qeveri. Një strukturë e cila ishte pjesë e popullit tonë, me këtë politikë i bëmë shqiptarë dhe turq. Unë jam i bindur se numri i shqiptarëve në Maqedoni arrin në 30 për qind dhe nëse është ashtu, këtë duhet ta dimë, e jo të jetojmë në iluzione”, deklaron Lupço Georgievski.

Duke folur për procesin e lustrimit Georgievski thekson se ende është i mendimit se duhet lustrim në Maqedoni, por siç shihet ka lustrim bardh e zi.

“Deri më sot nuk e pash atë që në veçanti më intereson. Mua nuk më intereson kush ka qenë kodosh në LSDM por në VMRO-DPMNE. Domethënë dikush ata i mbron. Ata njerëz tani do të jetë më lehtë për ti kontrolluar”, potencon Georgievski.

Ish kryeminsitri Georgievski lidhur me çështjen e emrit thotë se njerëzit të cilët janë në pozicionet kyçe nuk duan të marrin një përgjegjësi të tillë.

“Problemi është se kur në Greqi kishte qeveri më të ‘buta’, si kjo e fundit me Jorgos Papandreun, pala jonë nuk bëri asnjë përpjekje të veçantë që të hyjë në zgjidhjen e problemit. Thjeshtë, njerëzit që duhet ta mbyllin kontestin nuk janë në nivel të duhur të përgjegjësisë personale.

Ata mendojnë se duhet t’i përfundojnë mandatet që emri i tyre të mos mbetet i papastër në histori. Dhe, me këtë vetëm e komplikojnë procesin, me çka emrin e lënë si adut në fushatat parazgjedhore dhe kështu lindën heronjtë dhe tradhtarët”, është shprehur ai.

Ai më tej ka shtuar se “shteteve kryesore të Bashkimit Evropian aspak nuk iu intereson nëse Maqedonia do të hyjë në Union”.

“Mendoj se më i fuqishëm është lobi i cili është i interesuar që të merret me ‘çështjen e Maqedonisë’. Sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës ato ende janë seriozisht të interesuara që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, por pa i prishur marrëdhëniet me Greqinë. Kemi dy pozicione të qarta, edhe nga NATO edhe nga BE-ja se Maqedonia duhet patjetër të bëjë kompromis”, nënvizon Georgievski. /zhurnal/