Lajme.Org » Kosovë

Fusha e mjerimit
Moti i ligë dhe acari i ditëve të fundit shtyu Avokatin e Popullit t’i vizitojë banorët e barakave te Fusha e Pajtimit në Prishtinë. Mbeti i tmerruar nga ajo çfarë pa, prandaj kërkoi nga institucionet që ta mbyllin kampin. Vizitën e Kurteshit e vlerësuan shumë ata që jetojnë në baraka. Të lodhur nga i ftohti, ata rrëfeheshin para tij për çdo hall që kishin. Madje disa shpresonin edhe për ndihmë.

I erdhi dita të cilën po e priste tash e sa kohë. Është pikërisht ky moment, për të cilën Zaha Rexhepi i lutej Zotit çdo natë. Kështu ajo të premten mezi priti orën 11 e 30, kohën kur Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, paralajmëroi se do ta vizitojë atë bashkë me gjashtëmbëdhjetë familje tjera, që jetojnë në barakat e Fushës së Pajtimit në Prishtinë.

E përgatitur për t’ia treguar të gjitha hallet e saj, Zaha vazhdimisht vëzhgonte nga dritarja. Po priste makinën e avokatit, për të cilën u gëzua shumë kur arriti. E derisa ndodhej në pritje, të njëjtat shqetësime të cilat kishte bërë plan t’ia rrëfente Sami Kurteshit, i tregoi edhe Express’it. “E kam ëndërruar këtë ditë, mezi nuk e prita këtë moment, pasi besoj se vizita e avokatit do të sjellë pak shpresë për ne”, tregon Zaha, derisa grushtonte duart nga i ftohti që mbretëronte në barakën e saj.

“Mendoj se fjalët e mia nuk kanë shumë rëndësi, pasi avokati ka mundësinë që ta sheh vetë dhomën ku unë jetoj. Me fakte do të bindet se si e kalojmë këtë dimër të ftohte”, pohon Zaha.

Në atë kontjenjer, në Fushën e Pajtimit, Zaha jeton vetëm me djalin e saj 9 vjeçar.

Ka 10 vite që ajo rrit këtë fëmijë aty. Por, për këtë nënë ky dimër ka qenë njëri ndër dimrat më të vështirë, i cili ia ka vështirësuar jetën asaj në atë barakë. “Komuna këtë vit na ka dhënë vetëm nga një metër dru. Dimri ka marrë i tmerrshëm, nuk e di se si do t’ia dal ta kaloj të ftohtit”, flet e shqetësuar Zaha.

E për t’ia vështirësuar më shumë jetën ishte një premtim që i është dhënë kësaj nëna kohë më parë nga Komuna e Prishtinës. Kur kjo komunë vendosi t’i ndajë banesat që ka ndërtuar shumë afër barakave, Zaha ishte në listë. Por, kur banesat u ndanë, ajo thotë se komuna e ka heq emrin e saj nga ajo listë. “Mezi nuk e prisja ditën që të shpërngulem. Madje nisa edhe t’i paketoj gjërat për t’i dërguar pastaj në banesë. Por, krejt këto ishin të kota”, pohon Zaha, derisa thotë se përveç që nuk iu dha banesa, komuna as që e ka njoftuar atë për këtë punë. “Ata që morën banesat komuna i ka njoftuar në telefon. Mua kurrë nuk m’u dha një shpjegim, pse më hoqën nga lista”, thotë kjo grua.

Të gjitha këto probleme, përveç gazetës, Zaha ia rrëfeu edhe avokatit të popullit Sami Kurteshi, i cili të premten ndodhej për vizitë tek ajo. Përveç kësaj nëne, Kurteshi vizitoi edhe familjet e tjera, që jetojnë në po të njëjtat kushte sikurse Zaha. Nga ajo që pa mbeti i tronditur. Asnjëra nga barakat, të cilat ai i vizitoi, nuk kishte rrymë, ujë, madje as nuk ishte ngrohtë brenda tyre.

Kjo gjendje shtyri Kurteshin të kërkojë nga institucionet e Kosovës ta mbyllin kampin ku jetojnë gjithsej 17 familjet kosovare. “Gjendja e këtyre banorëve është e mjerueshme, janë kushte jonjerëzore, që e lëndojnë jo vetëm dinjitetin e banorëve këto, po shoqërisë në përgjithësi”, ka thënë Kurteshi, derisa vizitonte të gjitha familjet me rend, e tek të cilat dëgjonte lloj-lloj hallesh. “Kush e sheh këtë gjendje nuk e di se si mund të rrijë i qetë. Prandaj u bëj ftesë publike institucioneve që ta mbyllin kampin e këta banorë t’i sistemojnë dika”, vlerëson Kurteshi. Sipas tij, përveç shkeljeve të të drejtave të njeriut, banorëve të Fushës së Pajtimit u është shkelur edhe dinjiteti njerëzor. “Një njeri që nuk jeton në mënyrë të dinjitetshme, ai nuk e gëzon asnjë të drejtë të njeriut. E banorët këtu jetojnë në mjerim”, tha ai.

Avokatët, nuk i besojnë gjyqtarit
Gjykimi në rastin “Bllaca II” pezullohet ende pa filluar. Ky pezullim është bërë pas kërkesës së palës mbrojtëse për ta përjashtuar nga ky rast kryetarin e trupit gjykues Torre Tomasson. Në arsyetimin e mbrojtjes thuhet se i njëjti gjyqtar ka qenë anëtar i panelit edhe në rastin e parë të gjykimit të Fahredin Gashit, ku Nazim Bllaca ka qenë dhe është dëshmitar bashkëpunues dhe kjo nuk lejohet me ligj.

Edhe ky vit do të jetë i ngjeshur për Fahredin Gashin, i dënuar me 18 vjet burg për vrasjen e Salih Gashit. Atij edhe sivjet do t’i bie shpesh që nga Dubrava ta sjellin me duar të lidhura në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Një proces tjetër filloi në Prishtinë e ku i akuzuar është edhe Fahredin Gashi. E dëshmitar kryesor edhe në këtë proces është ish-shoku i tij Nazim Bllaca. Kësaj radhe Fahredin Gashi nuk është vetëm. Bashkë me të janë edhe pesë shokët që Nazim Bllaca shpesh i ka quajtur “klani i vrasjeve”. E njeriu që dikur e kishin shok dhe kishte deklaruar se ishe pjesë e këtij klani edhe në këtë proces është dëshmitari kryesor.

Nazim Bllaca ka deklaruar edhe publikisht se si anëtar i SHIK-ut së bashku me të akuzuarit kanë vrarë Ibush Kllokoqin si dhe kanë tentuar të vrasin Adem Salihajn, ish kryetarin e Ferizajt, dhe një person tjetër me emrin Ismet Arifi. Bashkë me Fahredin Gashin në këtë proces akuzohen edhe Shaban Syla, Bekim Syla, Driton Hajdari, Shpresim Uka dhe Sadik Abazi. Të premten ishte paraparë të fillonte seanca e parë e procesit “Bllaca 2”, por ajo u ndërpre sepse mbrojtja kontestoi përbërjen e trupit gjykues.

Avokati i të akuzuarit Sadik Abazi ishte i pari që kërkoi përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues Torre Tomason, pasi që, sipas tij, ai ka qenë anëtar i panelit në gjykimin ndaj Fahredin Gashit.

Në procesin gjyqësor kundër Gashit, i njohur si “Bllaca 1”, kolegji e kishte shpallur të pandehurin fajtor për krime lufte kundër popullatës civile dhe i kishte shqiptuar dënimin prej 18 vjetësh burgim. Një ndër arsyet e shpalljes fajtor dhe të dënimit të Fahredin Gashit ishte edhe dëshmia e dëshmitarit bashkëpunues Nazim Bllaca.

“Paanshmëria është vënë në pikëpyetje sepse ju kryetar keni qenë anëtar i panelit në rastin e një procesi tjetër, ku është dënuar Fahredin Gashi, i akuzuar edhe në këtë proces.

Si anëtar i trupit gjykues keni qenë pjesëtar i atij paneli që keni vendos t’u besoni provave të dëshmitarit kryesor e që është dëshmitar kryesor edhe në këtë proces”, tha avokati Millaku. Duke u nisur nga ajo që gjykatësi kishte marrë pjesë në vendimin për pranimin e dëshmisë së Nazim Bllacës si të vërtetë në gjykimin kundër Fahredin Gashit, avokati Millaku konsideroi se gjykatësi nuk do të jetë i paanshëm, kjo pasi që edhe në këtë proces Nazim Bllaca ishte dëshmitari kryesor.

Njëjtë mendon edhe avokati i Fahredin Gashit. Tahir Rrecaj tha se aktgjykimi është mbështetë tërësisht në dëshminë e dëshmitarit bashkëpunues Nazim Bllaca.

“Mbi këtë dëshmi e keni marrë vendimin për dënim e që për neve ato dëshmi janë të pabesueshme dhe të papranueshme. Si anëtar i Trupit Gjykues ne kemi paragjykime se i besoni atij dëshmitari që është dëshmitar edhe në këtë proces”, tha Rrecaj.

Ky fakt sipas Rrecajt i bën që të besojnë se do të shkelej parimi i paanshmërisë.

“Nëse atëherë dëshmitë i keni pranuar si të besueshme njëjta do të përsëritet edhe në këtë proces”, tha Rrecaj. Kërkesa e Millakut u mbështet edhe nga të gjithë avokatët e të akuzuarve tjerë. Mirëpo prokurori i rastit Mauricio Salustro ia tërhoqi vërejtjën Trupit Gjykues se as që duhet të diskutojnë për përjashtim të kryetarit ose jo pasi që një kompetencë e tillë i takon kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it.

Mirëpo mbrojtja i rikujtoi Salustros dhe anëtarëve të panelit se kjo është e rregulluar me Ligjin për Procedurë Penale të Kosovës. Në një nen të këtij ligji thuhet se nëse një gjykatës ka qenë anëtar ose gjykatës i ndonjë procesi gjyqësor që është në procedurë të ankesës detyrohet ta ndërprejë seancën. Pas kontestimeve të mbrojtjes kolegji i gjykatave u konsultua dhe mori aktvendim që të ndërpritet seanca për të vendosur Presidenti i Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it, lidhur me kryetarin e kolegjit. Kolegji ju dha kohë palëve që për kërkesa të tjera t’i drejtohen me shkrim Presidentit të Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it dhe atë deri të hënën pasdite. Seanca e radhës në këtë çështje ishte caktuar për 27 shkurt në ora 10 dhe kolegji nuk e ndryshoi atë, meqë ka kohë të mjaftueshme për vendimin nga kryetari i asamblesë së gjyqtarëve.

“Padia” e dëshmitarit “X”
Dëshmitari “X” në ditarin e vet ka shkruar se misioni i EULEX-it është mbi ligjin. Po ashtu, ai ka shkruar edhe për një “padi” kundër prokurorit Maurizio Salustro.

“Dëshmi ose padi 29.12.2010. Këtë padi po e bëj me shkrim kundër prokurorit italian Mauricio dhe dy agjentëve të sigurimit për mbrojtjen e dëshmitarit, shefi Donalld nga Britania dhe Hansi nga Gjermania. Zotëri prokuror, hetues-Prishtinë, ti më bëre jo krim, por masakër psikike në tërë fëmijët dhe gruan time. Por, ti mua s’mund të më blesh kurrë për një milion euro të juaja dhe burgun që ma falni çka kam bërë, apo për disa dëshmi që t’i kam nënshkruar pa mi përkthyer”, ka shkruar në ditarin e vet dëshmitari “X”, transmeton “Epoka e Re”.

Dëshmitari “X” në ditar tregon se disa herë është marrë në pyetje nga prokurori Salustro dhe për këtë i ka shkruar datat nëpërmjet një tabele.

“Nënshkrova pa ditur se çka shkruhet në to, nuk mu përkthyen. Ka mundësi me qenë edhe data të tjera, por me këto i kam nënshkruar pa mi përkthyer fare. Kam dhënë dëshmi dëshmi në podrumin e I. Bajraktari në Taukbaqe në Prishtinë dhe i sëmurë prej plagëve”, shkruhet në dituar, duke treguar se pyetjet që i janë bërë kanë qenë jashtë normave ligjore.

“Këto pyetjen kanë qenë jashtë normave ligjore. EULEX-i është vetë mbi ligjin”.

Po ashtu, dëshmitari “X” shkruan në ditarin e vet për presionin që ka pasur kur e kanë strehuar në Maqedoni.

“Më quat në Maqedoni për tri javë, u bënë tre muaj. Ma ndërruat emrin dhe mbiemrin, pasaportën Azem Bytyqi, e na latë pa asnjë dokument, që nëse vritna mos me u dit nga jam, por s’mund e bëtë këtë”, ka shkruar “X”.

“Unë po ju them se të gjitha deklaratat e mia që gjenden para teje janë të pavlerë. Fëmija i dëshmojnë të vetat se çka kanë vujt. Këtë përgjegjësinë time, që më shtyre të ndahem nga familja dhe jeta ime me një presion të papërballueshëm, janë këta Mauricio prokurori, Donalldi, Hansi, psikologu Orhani”.

Dëshmitari “X” ka shkruar se ditarin e vet edhe për ditët që i ka kaluar në Gjermani te vëllezërit e vet. Ndërsa, e ka akuzuar misionin e EULEX-it se ka shkelur marrëveshjet me të kur ka qenë pyetja për t’ia siguruar banimin në Gjermani.

“Nëse i dal ndonjë automjeti përpara ju lus me i kërku falje dhe të jetë i lirë edhe nga ana ligjore. Përgjegjësinë e marrtë EULEX-i në krye me prokurorin Mauricio dhe bosi i sigurimit Donalldi”, ka shkruar në ditarin e vet dëshmitari “X”.

Nuk e pranoj heqjen e Republikës
Qeveria do ta respektojë me përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, dhe dokumentin e presidentit Ahtisari.

Dhe, e heq gjithë atë mjegull apo pretendim zhurmues elektoral politik se diçka e tillë nuk do të lejohet të ndodhë, diçka e tillë as që është propozuar, por, çdo zgjidhje që Prishtina do ta pranojë edhe në të ardhmen, do të jetë zgjidhje në përputhshmëri të plotë me vullnetin qytetar të Kosovës, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe modelin evropian. Tek e fundit, them të drejtën, sa i përket deklarimeve të lira që po dalin aty – këtu, mund t’ju them lirisht se edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk e pranoj - ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË

Zoti kryeministër, cila është e ardhmja e veriut të Kosovës? Tashmë është kërkuar nga qeveria juaj një plan i veçantë për veriun. Çka nënkupton kjo? Një status special?

HASHIM THAÇI

E ardhmja edhe e veriut të Mitrovicës është e ardhmja identike me shtetin sovran të Kosovës. E ardhmja e veriut është e ardhmja e Kosovës, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës; duke respektuar dokumentin e presidentit Ahtisari, prandaj në asnjë rrethanë nuk do të ketë as status special, as ndonjë propozim që lexohet në ndonjë medium, dhe një gjë e tillë asnjëherë nuk është shtruar së diskutuari, e lëre së propozuari nga ndokush.

Pra, veriu i Mitrovicës është pjesë e Kosovës. Kosova do të funksionojë si një njësi shtetërore, me integritetin territorial të respektuar e garantuar e të njohur edhe ndërkombëtarisht.

RADIO EVROPA E LIRË

Ju e hidhni poshtë këtë mundësi, por realiteti në terren në veri dëshmon se atje nuk ka pajtim me planin e Ahtisarit dhe pavarësinë e Kosovës. Me çka do të bindni serbët që të ndryshojnë qëndrim?

HASHIM THAÇI

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gjithë mekanizmat ndërkombëtarë që janë të instaluar në Kosovë do të vazhdojnë të punojnë që të jenë sa më afër qytetarëve në veri, në mënyrë që edhe ata të kuptojnë realitetin e ri të krijuar. Dokumenti i presidentit Ahtisari është dokumenti më afirmativ për komunitet në Evropë.

Edhe e ardhmja e qytetarëve serbë, edhe e të tjerëve në veri, është duke u integruar në institucionet e Kosovës. Unë kam vazhduar të kem kontakte edhe direkt, por edhe përmes mekanizmave të tjerë, me njerëz me ndikim në veri përmes OJQ-ve të ndryshme, apo personaliteteve të ndryshme me ndikim në opinionin publik atje.

Gjërat kam besim që do të fillojnë të ndryshojnë për të mirë dhe ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë konkret që të kemi rend dhe ligj, që të kemi investime socio-ekonomike, të kemi demokraci, zgjedhje të lira, lidership legjitim dhe të vazhdojmë me përkushtimet tona mbështetëse integruese dhe zhvillimore për veriun.

Realisht për vitet të tëra aty nuk ka pasur rend dhe ligj, tani për herë të parë pas 12 vjetësh, nga 25 korriku, kemi doganierët dhe policët e Kosovës. E rëndësishme është që tash kemi kontrolle kufitare nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Tani, natyrisht se kërkohet ky kontakt me qytetarët në veri që të sqarojmë përgjegjësitë tona shtetërore para tyre, që ata qytetarë të jetojnë në Kosovën e pavarur dhe sovrane, të jetojnë të lirë dhe me të drejta të garantuara. Ata janë qytetarë, shtetas tanë, dhe ne do të jemi pranë tyre me ofertat tona afirmative integruese.

RADIO EVROPA E LIRË

Jeni shprehur në favor të takimit me presidentin serb Boris Tadiq. Në çfarë rrethanash do të mbahej një takim i këtillë dhe për çfarë do të bisedonit?

HASHIM THAÇI

Realisht, kjo nuk është hera e parë e deklarimeve të tilla. Është e nevojshme, është e domosdoshme për interesin e dy shteteve, dy popujve tanë, të paqes, të stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, të ketë takime të liderëve politikë të zgjedhur në mënyrë legjitime të shteteve përkatëse.

Takime të delegacionit kosovar ka pasur edhe në Vjenë edhe në vende të tjera. Prandaj në interesin e dy vendeve tona, është që të ketë edhe komunikim të drejtpërdrejt ndërshtetëror në mes të lidershipit kosovar edhe atij të zgjedhur të Serbisë, por gjithmonë si dy shtete të pavarura sovrane, duke punuar për interesin e dy vendeve, qytetarëve tanë dhe perspektivës euro-atlantike, edhe të Kosovës edhe të Serbisë edhe të gjithë rajonit.

RADIO EVROPA E LIRË

Përfaqësimi i Kosovës në forumet rajonale ka bërë që të ngecin edhe përpjekjet për rifillimin e bisedimeve. A janë vënë në pikëpyetje këto bisedime duke pasur parasysh qëndrimet tërësisht të kundërta të të dyja palëve?

HASHIM THAÇI

Prishtina do të vazhdojë të jetë kreative dhe e përgjegjshme në procesin e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike në interesin e gjithë qytetarëve, pa dallime etnike. Ndërsa sa i përket zhurmës së ditëve të fundit, deklaroj shumë qartë se Qeveria e Republikës së Kosovës do ta respektojë me përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, dhe dokumentin e presidentit Ahtisari.

Dhe, e heq gjithë atë mjegull apo pretendim zhurmues elektoral politik se diçka e tillë nuk do të lejohet të ndodhë, diçka e tillë as që është propozuar, por, çdo zgjidhje që Prishtina do ta pranojë edhe në të ardhmen, do të jetë zgjidhje në përputhshmëri të plotë me vullnetin qytetar të Kosovës, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe modelin evropian.

Tek e fundit, them të drejtën, sa i përket deklarimeve të lira që po dalin aty – këtu, mund t’ju them lirisht se edhe krejt spektri politik po të pranonte heqjen e Republikës, unë nuk e pranoj.

RADIO EVROPA E LIRË

Deri ku jeni ne gjendje të shkoni për të rifilluar procesin?

HASHIM THAÇI

Jemi duke punuar për konsolidimin dhe forcimin e shtetit. Tani kemi edhe deklarimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar që mbështet zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përmbyllur mbikëqyrjen e pavarësisë. Kemi edhe rezolutën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që shpreh gatishmëri dhe i jep mbështetje të plotë Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Veç kemi filluar të punojmë si grupe punuese me të gjitha autoritetet përkatëse, prandaj ritheksoj se viti 2012 do të jetë viti i suksesit të plotë të Kosovës, viti i përmbylljes së pavarësisë dhe viti i Kosovës evropiane.

RADI EVROPA E LIRË

Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka vlerësuar se “përpjekja e Prishtinës për ta kontrolluar gjithë territorin dhe vendosmëria e serbëve të veriut për të rezistuar, mund të prodhojë më tepër viktima”. A pajtoheni me këtë konstatim ?

HASHIM THAÇI

Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të ketë veprime të dhunshme ndëretnike, por, ne do ta shfrytëzojmë gjithë autoritetin tonë, të forcës sonë kushtetuese dhe ligjore për vënie të rendit dhe ligjit, në çdo hapësirë të territorit të Republikës së Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË

T’i kthehemi pak skenës së brendshme politike. Zhvillimet e fundit dhe përplasjet tuaja me Vetëvendosjen kanë nxitur drojë për degradimin e fjalorit politik. Si mund të zbuten tensionet midis jush?

HASHIM THAÇI

Realisht Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është duke u konfrontuar me askënd. Unë falënderoj gjithë spektrin politik kosovar për mbështetje të plotë që i ka dhënë zotimit të treguar në Vjenë për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë nga trupi drejtues ndërkombëtar. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke vazhduar të luajë rolin e vet unifikues, në kuptimin e një agjende të përbashkët shtetërore. Ne kemi qenë edhe në opozitë në vitin 2004 – 2007, kur është formuar ekipi i unitetit, kemi marrë të gjitha përgjegjësitë si lidership, duke vënë së pari interesat e shtetit mbi ato partiake.

Prandaj, edhe thirrja ime sot për gjithë spektrin politik kosovar është që të punojë së pari për Kosovën, pastaj për interesa partiake ose interesa të tjera, sepse është viti më i rëndësishëm historik për Kosovën pas vitit 1999, kur e fituam lirinë, pas vitit 2008 që e shpallëm Kosovën të pavarur dhe sovrane.

Tani është përmbyllja e pavarësisë, pra viti i hapjes së perspektivës euroatlantike. Dhe, në këtë kohë, kërkohet unitet politik, qytetar dhe shtetëror. Natyrisht, në këtë drejtim duhet respektuar mendimet e ndryshme, por këto mendime apo këto ide të mos degjenerojnë me pretendime për marrjen e mekanizmave të pushtetit nga ndonjë forcë politike, sepse kjo nuk ndodh kurrkund në botën demokratike.

Pra kemi të bëjmë me një pikëpamje të respektimit të ligjshmërisë dhe pretendime të marrjes së ligjshmërisë në duart e veta nga një mekanizëm i caktuar politik.

Veriu i Mitrovicës trajtohet ndaras
Qeveria e Kosovës i ka vënë detyrë vetes që me Zyrën Ndërkombëtare Civile (ICO) t’i plotësojnë detyrat e papërmbushura që dalin nga Plani i presidentit Martti Ahtisaari. Ka një përjashtim këtu – Mitrovica e ndarë etnikisht do të trajtohet ndaras.

“Detyrat me prioritet për Qeverinë që dalin prej propozimit gjithëpërfshirës”, është emërtimi i shtegut të dytë dhe të fundit, i identifikuar nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues, në një strategji për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur.

“Çështja e Mitrovicës së veriut do të adresohet ndaras”, thuhet në këtë dokument, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, të hartuar nga Qeveria dhe ICO-ja.

Neni 13 i Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i njohur si Plani Ahtisaari, flet për Mitrovicën, qytetin e ndarë etnikisht nga lumi Ibër – jugu i banuar nga shqiptarë dhe veriu nga serbë. Në të thuhet se në territorin e Komunës aktuale të Mitrovicës do të themelohen dy komuna të reja, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jug. Parashihej të krijohet një Bord i Përbashkët i komunave të Mitrovicës Veri dhe Mitrovicës Jug, i cili do të zhvillonte bashkëpunim funksional në fushat e kompetencave të tyre, sipas marrëveshjes mes vetë komunave.

S’ka afat kohor për takimin Thaçi-Tadic
Hashim Thaçi dhe Boris Tadic janë të gatshëm për t’u takuar. Këtë ata e kanë bërë të ditur ditëve të fundit në prononcime për media. Që të dy kamë pohuar se janë takuar edhe më herët dhe nuk kanë barriera për të bërë një gjë të tillë sërish.

I pari që ka folur për një takim të tillë ditëve të fundit është Kryeministri Thaçi. Këtë e ka bërë edhe të premten.

“Realisht, kjo nuk është hera e parë e deklarimeve të tilla. Është e nevojshme, është e domosdoshme për interesin e dy shteteve, dy popujve tanë, të paqes, të stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, të ketë takime të liderëve politikë të zgjedhur në mënyrë legjitime të shteteve përkatëse”, ka thënë Thaçi në një intervistë për REL.

Në Qeverinë e Kosovës nuk mohohet mundësia për një takim mes Thaçit dhe Tadic.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë për Express se nuk ka ndonjë afat kohor për një takim të tillë.

“Nuk është menduar për ndonjë afat, por e çmojmë si vullnet për marrëdhënie normale në mes të dy shteteve dhe popujve”, ka thënë Kuçi.

Vetëvendosje: Nuk ia qelem varrin Isës
Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas publikimit të lajmit se varri i bërë me borë për Isa Mustafën është vepër e aktivistëve të saj.

“Ky aktivitet nuk ka të bëjë me asnjë aktivist dhe asjnë qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Pra, ky aktivitet nuk është bërë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, përkundrazi është i papranueshëm”, thuhet në reagim.

Vetëvendosje ia qelë ‘varrin’ Isës?

Burime të Gazetës Express thonë se ‘varri’ i Isa Mustafës është vepër e Lëvizjes Vetëvendosje.

Një zyrtar i Komunës së Prishtinës i ka thënë Expressit në kushte anonimiteti se varri është ndërtuar nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Por, deri më tani zyrtarë të Vetëvendosjes nuk kanë njoftuar nëse bëhet fjalë për ndonjë aksion të tyre.

E ‘varrosin’ Isën

Disa banorë të Prishtinës, në shenjë revolte për mosmirëmbajtjen e rrugëve nga ana e Komunës së Prishtinës, kanë mbledhur copat e akullit duke e krijuar një varr.

Ata kanë vendosur edhe një mbishkrim me emrin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa. Janë kujdesur që mbi varrin e akujve të vendosin edhe disa lule të kuqe.

AAK kërkon zgjedhje në veri
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi që qeveria të insistojë që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike në pjesën veriore të Kosovës, si pjesë e pakos së përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media deklaroi se institucionet përkatëse duhen të ndërmarrin veprime konkrete në veri, me qëllim që të krijohen institucionet e pushtetit lokal dhe të ushtrohen përgjegjësitë kushtetuese.

Sipas tij, ekzekutivi duhet të investojë me qëllim që të shtrihen shërbimet publike në këtë pjesë të Kosovës.

Një gjë e tillë sipas Tahirit duhet të bëhet nëpërmjet sundimit të ligjit, që do të rregullonte dhe të funksionalizonte rendin qytetar.

Sipas AAK-së, këto kërkesa bëhem me qëllim që këtë vit, Kosova të mos marrë vlerësim negativ rreth funksionimit të reformave në pushtetin lokal.

Novotna: Salustro i mbrojtur si ndërkombëtar
Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, se prokurori Mauricio Salustro gëzon imunitet.

Mbrojtja Fatmir Limajt, kishte kërkuar që prokurori Salustro të largohet nga rasti, pasi që mbi atë rëndojnë disa akuza nga ditarët e të ndjerit Agim Zogaj dhe bashkëshortes së tij.

Mbrojtja po ashtu ka kërkuar që në gjykimin “rasti Kleçka” Salustro të ftohet si dësmitar.

Për kryeprokuroren e EULEX it italiani Salustro ka imunitet. Në përgjigjen dërguar Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kryeprokurorja Jaroslava Novotna refuzon përjashtimin e prokurorit, pasi që konsideron që nuk ka bazë ligjore.

Arsyetimi është i shkurtër dhe mbështet në nenin 40 pika 1 e procedurës penale për përjashtimin e gjyqtarit nga një rast, derisa kjo bazë zbatohet tek një prokuror përmes referimit nenin 45 pika 1.

Neni 40 pika 1 thekson se gjyqtari laik përjashtohet nga ushtrimi funksioneve në rastin kur është në lëndën e njëjtë, kur ai ose ajo nuk është marr si dëshmitar ose dëshmitar ekspert.

Arsyetimi vazhdon se Salustro nuk është marrë në cilësinë e dëshmitarit dhe dëshmitarit ekspert në rastin aktual. Kryeprokurorja e EULEX it gjithashtu është thirrur në ligjin për statusin dhe privilegjin e imunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Berlini: S’ka tërheqje të trupave nga Kosova
Ministri gjerman i Mrojtjes Tomas de Maiziere tha se nuk pret tërheqje të shpejtë të paqeruajtësve të NATO-s nga Kosova, për shkak të situatës “së vështirë” në shtetin ballkanik.

De Maiziere ka bërë këto komente para gazetarëve, në prag të takimit të ministrave të mbrijtjes së NATO-s në selinë e aleancës ushtarake në Bruksel, njofton DPA.

NATO fillimisht pat planifikuar që të përgjysmojë këtë vit numrin e trupave në Kosovë.

Aktualisht janë rreth 5800 ushtarë nga 29 shtete që shërbejnë në kuadër të misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), ndërkaq Gjermania ofron kontigjentin më të madh me 1349 trupa.

Në vitin e kaluar Kosova u kaplua nga një valë e tensioneve të reja me serbët në veri.

“Aktualisht nuk shoh mundësi të tërheqjes së trupave tjera”, ka thënë de Maiziere, duke shtuar se “vetëm politikanët mund të zgjidhin problemet” që prekin Kosovën.

Rexhep Selimi kishte Polici sekrete
Akuzat ndërmjet PDK-së e Vetëvendosjes kanë shfaqur informacione të cilat nuk janë ditur deri më tani. Nga këto akuza, së paku sipas ish-drejtues të SHIK-ut, ka dal se Rexhep Selimi i Vetëvendosjes kishte pasur polici sekrete.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Kosovës, Latif Gashi, ka mohuar se Naim Miftari të ketë qenë ndonjëherë në organizatën e tij. Gashi nëpërmjet një deklarate me shkrim ka thënë se “policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK”. Gashi i njohur si Lata ka mohuar të ketë pasur kontakte me Naim Miftarin.

“Në asnjë rast, me asnjë person dhe me asnjë fakt ky person nuk mund të ndërlidhë veprimtarinë time dhe të institucionit ku unë kam punuar deri më 14 qershor 2008, me pretendimet kriminale të ngritura kundër personalitetit tim dhe i konsideroj tërësisht me qëllim të qartë politik, degradues dhe dezinformues”, ka thënë ai. Deputeti i PDK-së ka thënë se nuk e njeh personalisht atë dhe as që e ka takuar ndonjëherë, shkruan “Koha Ditore”.

Mbishkrime “vdekje shqiptarëve” në një Xhami në Manastir
Isak Xhamia në qendër të Manastirit të mërkurën në mëngjes u përfshi nga mbishkrime naciste dhe raciste. Në dyert e Xhamisë në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, besimtarët kanë hasur në mbishkrimet me përmbajtje kryesisht antishqiptare si “Vdekje për shqiptarët” (“smrt za siptari”).

Mbishkrimet janë të shënuar në dyert hyrëse dhe në muret e Xhamisë. Myftiu i Manastirit nuk ka komentuar këtë akt vandal dhe me mesazhe raciste dhe antifetare.

Besimtarët myslimanë që kanë hasur mbishkrimet kanë qenë të tmerruar nga ky akt. Myftinia ka kërkuar që menjëherë të hetohen dhe të zbulohen autorët e këtyre akteve. Mbishkrimet në Xhami kanë qenë temë aktuale sot në mesin e manastirasve, të cilët e kanë përcjellë nën tensione këtë akt vandal në qytetin e tyre.

Një pjesë e banorëve kanë dënuar aktin, duke theksuar se kjo dëmton marrëdhëniet e mira ndërfetare dhe ndëretnike në Manastir. Isak Xhamia është e ndërtuar në vitin 1506 në Manastir dhe ajo është një nga Xhamitë më të vjetra në rajon. Kjo Xhami në disa raste ishte përfshirë si cak i sulmeve dhe mbishkrime të ndryshme që pas konfliktit të vitit 2001.