lahmandmuller_395637

Lahm: Do të jemi liderë deri në fund

Mbrojtësi i Bayernit të Munichut, Philipp Lahm, ka thënë se Bayerni i Munichut do të jetë lider në Bundesliga deri në fund të sezonit.

“Ne nuk po mendojmë për statistika, ose atë që ndodhi në të kaluarën. Ne jemi në maje dhe duam ta mbajmë vendin deri në fund të sezonit”.

“Vitin e kaluar ne kemi pasur tetë pikë epërsi ndaj Dortmundit, por e kemi humbur titullin. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë këtë sezon. Sezoni i kaluar ishte vërejtje për ne. Ne duhet të jemi të fokusuar në çdo ndeshje. Ne duhet të thyejmë rekordin e fitoreve në shtatë ndeshjet e para në Bundesliga. Duhet të jemi të fokusuar”, ka deklaruar Lahm.