lagarde_85

Lagarde: Në nivel botëror janë 200 milionë të papunë

Në vendet e Europës Jugore një person në pesë dhe një i ri në dy janë të papunë, andaj jemi nën rrezikun e një katastrofe. Shqetësimin e ngriti shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, e cila theksoi se ky është një potencial shkatërrues në terma ekonomikë, socialë dhe njerëzor.

Lagarde bëri me dije se në nivel botëror janë 200 milionë të papunë, mes të cilëve 75 milionë janë të rinj. “Të përmirësosh tregun e punës shpesh do të thotë të marrësh përsipër vendime të vështira, andaj për këtë nevojitet një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve, duke përfshirë si punëtorët edhe bizneset”, theksoi Lagarde.

Ajo ripërsëriti se reformat në tregun e punës dhe të prodhimit janë në të shumtën e rasteve shtypëse në vendet që kanë humbur konkurueshmërinë në krahasim me partnerët e tyre, duke iu referuar këtu vendeve të Europës Jugore.

Reformat, sipas saj mëtojnë në kohë zhbllokimin e prodhueshmërisë, të cilën këto vende të Europës sipas saj po e vuajnë ndërkohë.

“Kështu, në disa raste, pagat duhet të stabilizohen, dhe kjo në disa raste arrihet me mirëkuptim. Pagat minimale janë objektiva socialë të vlefshëm, por ndonjëherë mund të dëmtojnë të rinjtë dhe punëtorët e pakualifikuar”, tha shefja e FMN-së, duke marrë si shembull Greqinë.