Kwadwo Asamoah dëshiron Ligën e Kampionëve me Juven

Kwadwo Asamoah dëshiron Ligën e Kampionëve me Juven

Kwadwo Asamoah dëshiron Ligën e Kampionëve me JuvenKwadwo Asamoah është plot ambicie para sezonit 2013/14 dhe ka për qëllim kryesor titullin e Ligës së Kampionëve.Kampionët e Serie A arritën në çerekfinale të garës evropiane vitin e kaluar, kur u eliminuan nga Bayern Munich.

Por mesfushori mendon se sezonin e ri ata mund t’ia dalin edhe më mirë.

“Mendoj se me gjithçka që ne kemi bërë jashtë sezonit, ardhjen e lojtarëve të rinj, rritjen e metodave stërvitore, pritjet tona janë të larta”.

“Ne duam të jemi një top ekip në kampionatin e Italisë sërish dhe ne duam t’ia dalim më mirë në Ligën e Kampionëve. Mendoj se ky është objektivi jonë kryesor këtë sezon”, ka thënë Asamoah për Goal.