KVV: Procesi, pozitiv. KQZ-ja të legjitimojë rezultatin

KVV: Procesi, pozitiv. KQZ-ja të legjitimojë rezultatin

KVV: Procesi, pozitiv. KQZ-ja të legjitimojë rezultatinKoalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot raportin për procesin zgjedhor të 23 qershorit, të cilin e ka cilësuar si pozitiv. 

Nëpërmjet një deklarate për mediat, KVV-ja nënvizon se problemet gjatë zgjedhjeve kanë qenë të vogla dhe se shqetësimi i vetëm ka qenë votimi familjar, i cili ka ndodhur në 33 % të qendrave të votimit.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, shprehu shqetësim për ankesat e depozituara në KQZ, të cilat sipas tij, nuk kanë qenë të adresuara drejt problematikave reale, e evidentuara në ditën e votimit. Ndërsa KQZ nuk ka shpallur ende rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për të gjitha qarqet,

KVVë shpreh shqetësim për certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe ndarjen e mandateve të deputetëve, duke theksuar se kodi e përcakton Kolegjin Zgjedhor si të përkohshëm dhe si rezultat, ai nuk mund të shpërndajë mandatet e deputetëve.

“Një akt i tillë mund të deligjitimojë të gjithë procesin. Duhet që KQZ të bëjë certifikimin e procesit zgjedhor”,  thuhet në deklaratën e KVV-së.