Kuvendi voton projektligjet rreth liberalizimit të vizave

Kuvendi voton projektligjet rreth liberalizimit të vizave

Kuvendi voton projektligjet rreth liberalizimit të vizaveKuvendi i Kosovës në seancën e sotme të rregullt pritet të votojë e mioratojë projektligjet që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.

Këto proejtkligje janë: Projektligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale; Projektligji për të Huajt; Projektligji për Azil ; Projektligji për shtetësinë e Kosovës; Projektligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit;

Projektligji për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e integruar të kufirit; Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike etj. /koha/