Kuvendi sot voton projektrezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve

Kuvendi sot voton projektrezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve

Kuvendi sot voton projektrezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëveKuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, ku në rend të ditës është futur edhe miratimi i Projektrezolutës për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve.

Përpos kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të kenë para vetes edhe Propozimin për formimin e Komisionit “ad hoc” për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, njofton KP.

E po ashtu në Kuvend do të jetë edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për emërimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar dhe ai i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar.